Joe Biden dhe Donald Trump u takuan në debat të mërkurën mbrëma në orën 03.00 sipas kohës europiane. Ky ishte debati i parë i tyre presidencial në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku sipas sondazheve të zhvilluara nga CNN dhe nga CBS News, fitues i debatit u shpall Joe Biden.

Në debatin kaotik 90 minutësh, Biden siguroi 48% të votave kundrejt 41% të votave që shkuan për Donald Trump.

Komentuesit thanë pas debatit se ishte një natë e keqe dhe humbësi i vërtetë është Amerika, një e dhënë që e nxjerr në dritë edhe sondazhi.

Sondazhi i parë presidencial bëri 69% të votuesve të mërzitur me kandidatët dhe 19% e tyre u ndjenë pesimistë. Për 31% e pjesëmarrësve debati ishte argëtues, ndërsa për 17% e pjesëmarrësve u informuan nga sondazhi.

E, sipas CNN, debati presidencial i cili zgjati më shumë se 90 minuta, u dominua nga presidenti amerikan Donald Trump, i cili foli më shumë se 39 minuta.

Ndërsa kundërkandidati i tij, ish-nënpresidenti, Joe Biden, foli rreth më shumë se 37 minuta.

Trump që nga fillimi i përballjes, sulmoi Biden dhe e ndërpreu atë gjatë përgjigjeve të tij për çdo temë; teknikë kjo e cila e bëri Biden të humbasë mendimin e tij në pikat kyçe në fillim të debatit.

Trump mburret me rekordin që sipas tij, ka arritur në ‘zgjidhjen e problemeve’

Donald Trump beson që sipas ‘ekspertëve’ , ai gëzon turma të mëdha gjatë fushatës, gjë të cilën Joe Biden ‘nuk mund ta arrijë asnjëherë’.

“Në 47 muaj, unë kam bërë më shumë sesa ke bërë në 47 vjet,” i tha Trump nënkryetarit Biden.

Në sallë ishin ulur anëtar të familjes së Donald Trump. Fëmijët e tij Donald, Ivanka, Eric dhe Tiffany të gjithë ishin ulur në sallë, pa maska ​​në fytyrë. Fëmijët kishin maskat e fytyrës gjatë rrugës, por i hiqën ato kur u ulën.

Që në fillim të debatit, kishte zënka me fjalë dhe që të dy e ndërprenë njëri-tjetrin. Gjatë një shkëmbimi fjalësh në lidhje me shërbimin shëndetësor, Biden ishte i qartë:

– Ai nuk ka asnjë plan, tha ish nënkryetari Biden.

Kur debati u kthye rreth temës së gjyqtarës së Gjykatës së Lartë, Amy Coney Barrett, Trump sfidoi Biden nëse do të zgjerojë numrin e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë:

– Kjo nuk është çështja, u përgjigj Biden.

Trump, nga ana tjetër, vuri në dukje se republikanët kishin fituar zgjedhjet për 4 vjet e jo për 3 vjte, dhe se kjo ka pasoja.

Biden nuk u pajtua plotësisht, duke thënë se amerikanët kanë të drejtë të thonë fjalën e tyre për një gjykatës të ri dhe është e gabuar të caktohet një gjykatës i ri mu në mes të zgjedhjeve.

Ai iu referua rrezikut që reforma e kujdesit shëndetësor “Obamacare” është në rrezik me Barrett në Gjykatën e Lartë.

Kur Trump i ndërpreu fjalën Bidenit, edhe pasi moderatori Chris Wallace i kishte kërkuar Trump që të mos e ndërprente fjalën, Biden me sa duket u ngop dhe i tha Trumpit:

– A mund të heshtësh, njeri!

Ndërprerjet
Kryetari Chris Wallace u përpoq të ndalonte ndërprerjen e të dy debatuesve. Në veçanti, ai vazhdimisht, iu lut Trump që të ishte i qetë dhe të linte Biden të fliste.

Ishte e vështirë për Wallace të kontrollonte debatin pasi Trump në përgjigjet e tij devijonte vazhdimisht nga tema dhe paraqiste të pavërteta të qarta, të tilla si ai që ka siguruar që çmimi i ilaçeve të ulet me 80-90 përqin, shkruan MekuliPress.com

Pas shumë ndërprerjesh Trump sulmoi Hunterin, djalin e Joe Biden, duke i thënë se ai është narkoman dhe se ishte i liruar edhe nga shërbimi ushtarak. Aitëherë Joe Biden i tha trumpit: “E pamundur të marrësh një fjalë të vetme nga ky palaqo.”

Trump dhe aleatët e tij kanë bërë në mënyrë të përsëritur pretendime të pabazuara dhe të rreme për të pretenduar se ish-nënkryetari dhe djali i tij kanë vepruar korrupsivisht në Ukrainë

Korona
Joe Biden vuri në dukje se Presidenti Donald Trump kurrë nuk e mori seriozisht pandeminë e koronës dhe se 200,000 njerëz kanë vdekur si rezultat i kësaj, shkruan MekuliPress.

Ai tha se Trump ishte në panik ndërsa virusi po godet vendin.

Trump u përgjigj se ai ka bërë një punë të mirë, se ai ndaloi aeroplanët nga Kina dhe akuzoi Kinën për virusin. Ai pretendoi se Biden do ta kishte mbyllur ekonominë shumë më tepër sesa ai.

“Ju kurrë nuk mund të bëni atë që bëmë ne,” i tha Trump Biden.

Trump tha se ka vetëm disa javë derisa një vaksinë do të jetë gati, ndërsa Biden u kundërpërgjigj, duke thënë se nuk ka asnjë tregues se një vaksinë e tillë është gati deri vitin e ardhshëm dhe se kjo do të zgjasë deri në mes të vitit që mund t’u shpërndahet atyre.

Taksa
Kur u pyet drejtpërdrejt sa ka paguar Trump në taksat federale, Donald Trump u përgjigj se ai ka paguar miliona.

Chris Wallace e pyeti Trump disa herë, duke iu referuar artikullit të New York Times mbi kthimet e taksave të Trump që tregon se ai pagoi vetëm $ 750 taksat federale dhe atë vetëm dy herë në 2016 dhe 2017.

Trump u përgjigj se ai ka paguar miliona dollarë dhe se do të dalë kur të paraqiten dokumentet e tij të taksave.

Biden u përgjigj se atëherë ai duhet të paraqesë dokumentet, diçka që nuk e ka bërë pavarësisht premtimeve për këtë.

Sipas analistëve 90-95 përqind të votuesve kanë vendosur tashmë se për kë do të votojnë. Debati u zhvillua në sallën “Sheila and Eric Samson” në mjediset e universitetit “Case Western” në qytetin Klivland të Ohajos.