Është shkruar dhe folur shumë për pasojat e pandemisë së CoVid-19. Për ndikimin afatgjatë në shëndetin e atyre që u prekën, në shëndetin mendor të shoqërisë, për ekonominë e kështu me radhë. Filozofi frëng, Pascal Bruckner vë në dukje edhe diçka që duket se i ka shpëtuar vëmendjes së përgjithshme dhe flet më mirë se çdo gjë për atë që e pret Europën.

CoVid-19 zbuloi një alergji për punën ne botën perëndimore. Më pak në SHBA, ndoshta për shkak të etikës protestane. Por këtu, brezat më të përkëdhelur nuk duan më të punojnë. Ana tjetër e medaljes është imigracioni. Meqenëse francezët nuk duan punë të vështira, imigrantët do t’i bëjnë ato

shprehet ai në një intervistë për spanjollen “El Pais”.

Puna ka marrë goditje etike në Europë përderisa ajo po cilësohet me stigmën e privacionit që i bën njeriut për të shijuar jetën e vërtetë. Dhe kjo mendësi po merr formën e një motoje të përgjithshme.

Me këtë lëvizje njerëzit fitojnë më pak dhe shoqëritë bëhen më të varfra. Amerikani mesatar fiton po aq sa një francez i pasur. Europa po hyn në varfëri të provokuar nga vendimet e këqija politike dhe nga kjo ideja e të rinjve që punojnë më pak, duke patur megjithatë të njëjtat përfitime sociale të siguruara nga shteti. Franca është në rrugën e saj për t’u bërë një Greqi

vijon ai.

Një tjetër vëzhgim me shumë rëndësi dhe që aplikohet si ligj universal i njeriut është Harresa. I pyetur sesi ndodh që pandemia si ngjarje globale duket se nuk ka ekzistuar, Bruckner i përgjigjet:

Të harrosh është arma më efektive e shoqërisë. Ne fsihjmë dhe ndërtojmë një kujtesë

Edhe lëvizjet apo protestat që shihen shpesh në media, sipas tij janë të ndërtuara mbi premisa të gabuara dhe të rreme, me natyrë provokative dhe me asgjë konkrete dhe krijuese brenda.

By