Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije sot në një konferencë se është bërë realitet bashkimi i dy tregjeve elektro-energjetike Shqipëri-Kosovë, një projekt i nisur 10 vjet më parë.

Rama është shprehur se ky është një nga projektet më të mëdha për rregullimin mes dy shteteve.

Gjithashtu Rama ka bërë me dije se ka nisur edhe transmetimi i linjës 400 kv mes dy vendeve, një vepër strategjike me impakt në rritjen e sigurisë dhe kapaciteteve elektro-energjetike të dy shteteve.

Për ta bërë këtë realitet Rama tha se kemi pritur 6 vite dhe se kjo linjë mbeti peng nga vetoja e Serbisë.

Teksa ka bërë me dije përfitimet që do të ketë kjo linjë Rama ka përcjellë dhe mesazhe në lidhje me Shengenin Ballkanik, duke theksuar se sipas tij Shengeni Rajonal në thelb është fuqizim i pavarësisë dhe sovranitetit.

“Ka marrë shumë kohë ka qenë shkurti i vititi 2010 kur qeveria ka miratuar një hua për ndërtimin e linjës së transmetimit Shqipëri-Kosovë dhe sipas zotimit të Kryeministrit paraardhës linja që do përfundonte brenda 2 vitesh ishte një nga projeket më të mëdha me rregullimin mes dy shteteve.

Duhet të kujtoj se puna nuk filloi kurrë dhe për arsye të mosarsyes që nuk ka nevojë të qëndrojmë gjatë jo vetëm që asgjë nuk nisi po sistemi ynë vazhdoi të degratonte deri në pikën që u bë një barrë shtypëse e shtetit shqiptar që rrezikonte të falimentonte Shqipërinë. U desh viti 2014 që qeveria jonë të fillonte zbatimin e këtij projeti madhor. Vetoja e Serbisë, ishte arsyeja e linja mbeti peng i një formaliteti, në kushtet e mungesës së një vullneti politik. Kosova për 4 vjet s’mund të merrte një kod transmetimi nga rrjeti evropian i transmetimit se pala serbe pranonte ta njihte pavarësinë e rrjetit të Kosovës me kusht që të mbetej përsëri i varur nga Serbia. Ky është Shengeni rajonal. E përsëris, ky është Shengeni rajonal. Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme si një shembull i qartë, të kuptojë se çfarë do të thotë qasja jonë ndaj të ardhmes dhe se çfarë do të thotë shengeni rajonal në thelb është fuqizim i pavarësisë dhe sovranitetit. Fundi është shtrirja dhe integrimi i plotë i tregut europian që kalon përmes tregut rajonal,” tha Rama ndër të tjera.