Shkruan: Refik Hasani

Shqiptarët nga do që vinë nga Maili i Zi, Lugina e Preshevës, Maqedonia e Veriut apo çdo pjesë tjetër e ish-Jugosllavisë e që jeton në Kosovë, janë të barabartë me një shqiptar që ka lindur dhe jeton në Kosovë.

Nëse fillohet që shqiptarët që vijn nga Maili i Zi, duhet të kthehen nga kanë ardhë, shqiptarët që vinë nga Lugina e Preshevës , duhet të kthehen nga kanë ardhë, kjo na shpie në një luftë të gjithë kundër të gjithëve.

Kosova është meritë, kontribut e sakrificë e të gjithë shqiptarëve në ish-Jugaosllavi, dhe gjithë hapsirat shqiptare dhe Diasporë, prandaj pa dallim prej nga vjen një kuadro është i barabartë me një kuadro pavarësisht nga cila pjesë e hapsirave shqiptar që vjen.

Deklarimi i Milazim Krasniqit, në portalin Blic të Prishtinës, se: ,,Kuadrot shqiptare me prejardhje nga Mali i Zi do të duhej të ktheheshin atje, vetëm dëme na kanë sjellë”.

Kjo është një deklaratë tepër e dëmshme dhe i lëndon shumë shqiptarët e ardhur jo vetëm nga Mali i Zi, por është kundër të gjithë shqiptarëve të ardhur nga Lugina e Preshevës apo Maqedonia e Veriut.

Deklarimi i Milazim Krasniqit, sikur dëshiron që nuk është pajtuar me kuadro shqiptare të Malit të Zi, dhe deklaron për gjithë qytetarët duke shfaqë një urrejtje dhe plagë që nuk na duhet, kështu sikur dëshiron haptas të del kundër Kryeministrit Albin Kurti, por edhe kundër Akedemikut Rexhep Qosjes dhe Kryetarit të Akademisë së Shkencave e Arteve të Kosovë Akademiku Mehmet Kraja, e shumë intelektualëve të tjerë shqiptarë.

Milazim Krasniqi, si prind i Kryetarit të PDK-ës Memli Krasniqi, sikur dëshiron t’i bën punën dhe argatin për djallin kundër kuadrove që vijn nga Mali i Zi.

Milazim Krasniqi, ka shpallur një luftë që nuk është vetëm kundër kuadrove shqiptare që vijn nga Mali i Zi, por është kundër kuadrove që vinë nga Lugina e Preshevës dhe Maqedonia e Veriut, e nga Shqipëria.

Elita intelektuale, Universiteti dhe kudo që është pjesë Milazim Krasnqi, do të duhej të dalin kundër kësaj deklarate tepër të dëmshme duke kërkuar edhe kërkim falje publike.