Kryeministri Edi Rama ka shpallur fitoren për zgjedhjen e 25 Prillit. Në një postim në mediat sociale, Rama shkruan se festa do të organizohet në sheshin ‘Skëndebej’ në orën 18:00.

Kreu i socialistëve falenderon të gjithë ata që kanë punuar për këtë fitore, si patronazhistë, koordinator, drejtues të qarqeve dhe deputetet. Duhet theksuar se procesi i votimit, sipas mediave dhe sipas shumë vëzhguesve ndërkombëtar, ka kaluar me vjedhje votash, me blerje votash, manipulime, presione ekonomike e sociale, shkruan MekuliPress.com

Po ashtu u bënë ftesë të gjithëve që të bashkohen në tubimin e fitores.

“Sot në 18.00, në Sheshin Skënderbej, skuadra kampione e patronazhistëve, koordinatorëve, drejtuesve, deputetëve dhe kush të dojë të na bashkohet për përqafimin e fitores #PS12#Fitore #Kampionë”, shkruan Rama.