Nga Charles Bukowski
problem, natyrisht, nuk është Sistemi Demokratik,
por pjesët
e gjalla që e përbëjnë Sistemin Demokratik.
personin e parë që e hasni në rrugë,
shumëzojeni
filanin a
filanien me
3 ose 4 a me 30 ose 40 milionë
dhe aty për aty do ta
dini
përse gjërat mbesin jo funksionale
për shumicën
nesh.
do të doja të kem ilaç për gurët e shahut që
ne e quajmë Njerëzim…
ne kemi përballuar një numër ilaçesh
politike
dhe të gjithë po mbesin
boll të hajvantë për të shpresuar
se ky që e kemi
TASH
do të shërojë pothuajse
çdo gjë.
bashkëqytetarë,
Sistemi Demokratik kurrë nuk ka qenë
problem, problem jeni
ju.
Përktheu: Fadil Bajraj