Refik HASANI, Publicist dhe Veprimtarë, është pronocuar për gazetën MekuliPress,ku ka shprehur opinionin e tij lidhur me inicimin e një Rezolute, si procedur parlamentare të inicuar nga Deputeti i vetëm shqiptarë Shaip Kamberi të mbështetur edhe nga Deputetët Ahmedin Shkrijel dhe Minela Kalender nga subjekti politik SDA-Sanxhak,për pozitën e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, pasi vazhdojn me diskriminim në përfaqësim në institucione Lokale dhe Qendrore të Republikës së Serbisë, në përdorimin e Gjuhës Shqipe, të Simbolit Kombëtarë, edhe në pasivizimin e adresave-një pastrim entik i heshtur.
Pronocomi i plotë:
Mekulipress.com: Shaip Kamberi Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, së bashku dhe të mbështetur edhe nga Deputetët Ahmedin Shkrijel dhe Minela Kalender nga subjekti politik SDA-Sanxhak, kan inicuar një Rezolutë, si procedur parlamentare, për pasivizimin e adresave-një pastrim entik i heshtur me diskriminim e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, çfarë është vlerësimi i juaj për inicim të kësaj Rezolute?
Refk HASANI:Rezoluta e dorëzuar nga Deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë Shaip Kamberi, të mbështetur edhe nga Deputetët Ahmedin Shkrijel dhe Minela Kalender nga subjeketi politik SDA-Sanxhak, është vetëm një inciativë parlamentare e bërë publike. Megjithë atë, parashtrimi i kërkesës, një shfrytëzim i të drejtës së plotë dhe realizim i imunitetit të Deputetit Popullor për një Rezolut, është në vazhdën e diskutimeve e inicimeve, e nismava, parlamentare për të informuar edhe opinioni i jashtëm ndërkombëtarë për diskriminimin që po përballen e ballafaqohen shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Pasi, po vrehet dhe ka një përkeqësim të situatës, edhe pse në Bujanoc më 12 gusht 2024, në Preshevë më 23 shtator 2024, dhe në Medvegjë më 3 nëntor 2024, u mbajtën 3 protesta radhazi, si formë e manifestuar, demonstrim dhe marshe paqësore, por asgjë nuk ndryshoi. Kujtojm se në Serbi nga muaji dhjetori i viti të kaluar, ka protesta tw vazhdueshme nga student dhe elita intelektuale, nga kategoria e afaristëve për mbajtje dhe organizim të zgjedhjeve të parakohshme dhe asgjë, nuk është miratuar ende, përveqë që u ndërrua qeveria, e nuk u caktuan mbajtja e zgjedhjeve të parakoshme.
Mekulipress.com:Rezoluta e cila është inicuar, në rast se miratohet nga Parlamenti i Serbisë, a do të ndikojë në ndaljen e diskriminimit sistematik shtetëror të Serbisë, ndaj shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës?
Refk HASANI:Rezoluta e inicuar nga Deputeti Shaip Kamberi, të mbështetur edhe nga Deputetët Ahmedin Shkrijel dhe Minela Kalender nga subjeketi politik SDA-Sanxhak, kur dihet se në këtë rast Parlamenti i Serbisë jo, mendoj se nuk do të lejojn as diskutim, njohje zyrtare apo pranim të diskriminimit e as miratim të kësaj rezolute, edhe ashtu 3 Deputet edhe nëse përkrahët nga Deputet e të gjithë pakicave jo Serbe në Serbi asgjë, nuk miratohet, nuk lejohet as kalon për diskutim, pasi nuk i merrë votat e nevojshme. Serbia nuk shpreh përkushtimin institucional për përmirësimin e pozitës së komunitetit shqiptar në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Mekulipress.com:A pritet që në Kuvendin e Serbisë, deputetët që do të përfaqësojn shqiptarët nga Presheva, Bujanoci, Medvegja, dhe gjithë andej Serbisë, do të arrijn të përmisojn sado pak të drejtat e tyre, cila është pritja, nga ana e vlerësimit tuaj?
Refk HASANI:Referendumi i 1 e 2 mars 1992, ishte dhe mbeti një formësim i angazhimit si kolektivitet i organizuar i këtij Rajoni, pastaj sakrifica e UÇPMB-ës, ku çështja e kësaj Krahine është internacionalizuar në nivelin dhe shkallën më të lartë të BE-së dhe OKB-ës, përmes arritje së Marrëveshjes së konçulit, këto jan dhe mbesin udhërrëfyes për vizionin e të adhmes politike për të drejtat individuale e kolektiv, për të qenë të barabartë jo më pak se të tjerët, është kontribut i gjithë forcave politike e intelektuale, ishte një akt i lartë historik, ishte një unitet dhe veprim i përbashkët i gjithë subjekteve politike shqiptare.
Pëmesë këtij prononcimi të shkurtër, ju kujtoj që çdo Deputet shqiptar në mandantin e Parlamentit të Serbisë, që arrin të fitoj vota e të marrë mandat për të ushtruar në këtë Parlament, të jen shumë aktiv, efektiv, duke konsumuar mandantin me efikasitet, dhe inciativa parlamentare e çështje të shtruara, propozime të matshme dhe konkrete, duke mos u mjaftuar te ndonjë diskutim të përgjithësuar në parlamentin e Serbisë, por konkretisht adresime në realizim të drejtave themelore të njeriut dhe të drejtave kolektive, vetëm duke paraqitur me fakte, dëshmi, prova, demaskohet politika sistematike diskriminues e Serbisë, dhe internacionalizohet çështja e tri komunave, duke u inicuar, parashtruar pyetje parlamentare me shkrim, të paraqesin reagime, të parashtrojn, deklarojn e denojn.
I.Në parlamentin e Serbisë Deputetët shqiptarë,në legjislaturën në vijim, do të duhej të kërkojn me shkrim, dhe do të duhej inicuar në seancën parlamentare, duke shtruar, e ngritur Referendumin e 1 e 2 marsit 1992, moskonkretizimi i Marrëveshjes së Konçulit, apo të paqes të 20 majit të vitit 2001, adresimin në mos respektimi ligjit të amnistis, adresimin për funksionalizimin e Asociacioni të Komunave të krahinës shqiptare, formuar më 12 shtator 2015, miratuar nga Kuvendi i Këshilltarëve shqiptar, adresimi pasi vazhdon të mos zbatohet Marrëveshja e Konçulit, sipas asaj që u arrit konform testit dhe për njëjtën përmbajtje kan ra dakord e nënshkruar, nuk është zbatuar Neni 3, nuk është zbatuar Neni 4, nuk është zbatuar Neni 8, ka të bëj mbi KUFIZIMET, konform Marrëveshjes së Konçulit ,për pikën A dhe pikën B të këtij Neni,
II.Në parlamentin e Serbisë,Deputetët shqiptar, do të duhej të kërkojn e inicojn në seancën parlamentare interpelancë nga Presidenti, Kryeministri i Serbisë, duke përfshirë edhe Ministrin e Punëve të Brendshme, por edhe për qasje të dokumenteve publike zyrtare, se sa është numri i shqiptarëve jo vetëm në Rajonin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, por gjithë andej Serbisë qytetar që u jan pasivizuar adresat që është një pastrim etnik, e që zbatohet në mënyrë selektive e diskriminuese që na targetojnë vetëm neve shqiptarëve, pasi po tregohet si veprime zyrtare-mjete administrative tejet me arbitraritet dhe jotransparenc, supozojm se jan mbi 25 mijë qytetar shqiptarë, që na u jan pasivizuar adresat,
III.Në parlamentin e Serbisë, Deputetët shqiptarë, do të duhej të kërkojn me shkrim, dhe do të duhej inicuar në seancën parlamentare në zbatim e respektim të Marrëveshjes së Konçulit, që Komandantët e Stacionit të Policisë, në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, dhe në hierarkinë komanduese e zingjirin Komandues në Polici,në përfaqësim edhe nën stacione të policisë na takojn nga përkatësia nacionale shqiptarë, por edhe në përfaqësim, në gjitha instancat e Gjykatave, Themelore, Gjykatë të Apelit,Gjykat Supreme, dhe Gjykatë Kushtetuese dhe në sferën e shëndetësisë, Administratë Tatimore, në kulturë, në informim, gjithë admnistratë të jemi në përfaqësim proporcional me numrin e shqiptarëve,
IV.Në parlamentin e Serbisë Deputetët shqiptarë, do të duhej inicuar në seancën parlamentare për themelimin e një Universiteti publik në Gjuhën Shqipe, për Rajonin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, por për gjithë andej Serbisë, por edhe për lejimin e Simbolit Kombëtarë, për ndarjen e fondeve për kulturë, për informim për themelimin e një instituti në ruajtje të trashigimisë kulturor-historike,
V.Në parlamentin e Serbisë Deputetët shqiptarë, do të duhej inicuar në seancën parlamentare për mungesën e Lirisë së lëvizjes, dhe do të duhej të adresohet për hapjen e vendkalimeve kufitare në mesë të Serbisë dhe Kosovës të zyrtarizohet pika e kalimeve kufitare Medvegjë-Kamenicë në vendin e quajtur ’’Te Kapia’’, vendkalimi Bujanoc-Kamenicë në vendin e quajtur Muhocë, vendkalimi Bujanoc-Kamenicë në vendin e quajtur Breznicë, vendkalimi Bujanoc-Gjilan në vendin e quajtur Dobrosin, dhe në mesë të Serbisë e Maqedonisë së Veriut, do të duhej zyrtarizuar vendkalimi Kumanovë-Preshevë, përkatësisht fshatrava kufitare Miratoc-Llojan,
VI.Në parlamentin e Serbisë Deputetët shqiptarë,do të duhej inicuar në seancën parlamentare për demilitarzimin e kësaj Krahine shqiptare që përfshin Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, është shëndërruar në një poligon të vërtet ushtarak, adresim për kthimin e ushtrisë Serbe nëpër Kazerma, pasi aktualisht edhe pas 24 viteve, jan 48 MINIBAZA në Zonën Tokësore të Sigurisë, kemi militarizim të lartë, një përqendrim në vendbanime e lokalitete të shqiptarëve me arsenal të lartë të armëve të ndryshme të armatimeve luftarake që jan në gatishmëri, është për të krijuar panik e dro, pasiguri, për të mbjellur frikë,e psikozë,
VII.Në parlamentin e Serbisë,Deputetët shqiptar, do të duhej inicuar në seancën parlamentare për adresime të rregullta e të parreshtura, se shqipatët në këtë Krahinë jetojn në kushte diskriminimit klasik, është demotivim për rini dhe kuadrot e shkolluara, duke ju ekzpozuar frigës, urrejtjes, militarizimit, nën tendenca të vazhdueshme për shpërngulje, migrim e asimilim,vazhdojn mbishkrimet ku shprehet Gjuha e urrejtjes dhe kërcënimet ndaj shqiptarëve gjithnjë e më shumë pankarta të shkruara me mbishkrimin ’’Vdekje shqiptarëve”, kështu është duke u nxitur, instaluar, një frymë me fyerje e ofendime ndaj Popullit shqiptar, është krijuar urrejtje, do të duhej adresuar në instanca më të larta të Serbisë dhe instanca më të lartë të BE-es dhe OKB-ës,në bazë të Akteve dhe Konventave të BE-së dhe atyre ndërkombëtare,
VIII.Deputetët shqiptarë në legjislaturat e parlamentit të Serbisë, në koordinim, harmonizim të plot edhe me, Kryetarët e Subjekteve Politike në pozitë dhe në opozit që jan në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, do të duhej adresojn jo vetëm në institucionet më të larta të Serbisë, por edhe instanca e mekanizma të BE-es, dhe OKB-ës, që përfaqësimi i shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë, të jetë me vende të rezervuara në Parlamentin e Serbisë, duke përfshi edhe me Nënkryetar Kuvendi, Komisione parlamentare, Komisione të Pavarura, e kjo të jetë obligim kushtetues dhe do të duhej të vlen edhe për pakicën Kombëtare në Serbi, edhe për Hungarezët, Bullgarët, Boshnjakët,etj
IX.Deputetët shqiptarë në legjislaturat e parlamentit të Serbisë, së bashku edhe me Kryetarët e Subjekteve Politike në pozitë dhe në opozit që jan në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, të gjejn formë për adresim që Lapidari i UÇPMB-së në Preshevë, do të duhej të kthehet në vendin që ishte vendosur (Më 20 Janar 2013, është hequr dhunshëm Lapidari i Dëshmorëve të UÇPMB-ës, gjatë një rrethimi të hekurt në Preshevë, nga forca policore të armatosura), por edhe adresim për vendosjen e Shtatores, së Heroit ton Kombëtarë shqiptarë Skënderbeut në Sheshin e Bujanocit,
X.Deputetët shqiptarë në legjislaturat e parlamentit të Serbisë, së bashku edhe me Kryetarët e Subjekteve Politike në pozitë dhe në opozit që jan në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, është momenti i fundit të adresojn për kategorin e të zhvendosurve, dëbuarve, shpërngulurve shqiptar, jo vetëm nga tri Komunat, por edhe nga qytete të tjera të Serbisë nuk është pranuar zyrtarisht se ka patur zhvendosje,
Edhe në planin, dhe strategjin e platformën e unifikuar se edhe kjo Krahinë i përket Evropës, dhe Rajoni i Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, nuk është vetëm çështje e bredshme e Serbisë, sepse kjo Krahinë nuk e ka të zgjidhur statusin politik, dhe kërkon zgjidhje dhe do të duhej të ngritet, shtrohet e debatohet edhe nga BE-ja dhe OKB-ja, do të duhej ndërruar diskursin në internacionalizimin të mëtejm në nivelin dhe shkallën më të lartë.
Të njoftohen rregullisht qarqet më të larta të insitucioneve jo vetëm opinioni shqiptar, por edhe përfaqësit diplomatike të akredituara në Beograd, shtetet e Quint-it, Qeverit e shteteve të BE-ës, mbi diskriminimin, duke përfshi pasivizimin e adresave si pastrim etnik-një dëbim, hapja e një Qendre Mediale, dhe mbajtja e çdo fundë jave të një konference për shtyp, duke njoftuar, alarmuar, sinjalizuar me fakte, prova e dëshmi konkrete dhe duke parashtruar rastet konkrete që ndodhin të shkeljeve, cenimeve, mohimeve, pastaj publikimi i këtyre buletineve edhe në gjuhë të huaja, është shumë me rëndësi jetike.
Deputetët shqiptar në legjislaturat e parlamentit të Serbisë, së bashku edhe me Kryetarët e Subjekteve Politike në pozitë dhe në opozit që zhvillojn aktivitet në jetën politike e institucionale në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, do të duhej të gjejn formë për adresim edhe drejtuar Gjykatave Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, Avokatit të Popullit Evropian, Gjykatës Kushtetuese Evropiane, dhe institucioneve ekuivalente evropiane që ushtrojnë kontroll kushtetues, do të duhej adresojn vazhdimisht OSBE-në, e të ngjashme.
7 gusht 2025