Marseniç: “Kosova ka vlerë 280 miliardë euro!”

Deputeti OPOZITAR në Kuvendin e serbisë, Predrag Marsenić, së voni në një fjalim para deputetëve të Kuvendit serb në Beograd, ndër tjerash tha se “Ne në Kosovë dhe Metohi, pasuria jonë minerale, rezervat tona të qymyrit janë 14 miliardë tonë. Kur shumëzohen me 20 euro, janë 280 miliardë euro!, shkruan MekuliPress.

Vërtetë, politikani serb nuk kishte thënë asgjë të re, por është me rëndësi të nënvizohet se pretendimet e Serbisë për “Asociacionin serb, një-etnik-serb, nuk kanë qëllime humane, pra nuk janë kishat, nuk janë të drejtat e pakicës serbe, por janë mineralet, pra janë vetëm qëllimet ekonomike dhe gjeo-politike. Marsenić shton: “… janë 280 miliardë euro- vetëm qymyr, nuk po flas për tokën pjellore të Metohisë, nuk po flas për xeheroret e tjera, pra vetëm qymyrin!”

Deputeti serb akuzon BE-në se po i bënë presion Serbisë “për të hequr dorë nga pjesa më e vlefshme e teritorit të vendit tonë”, citon MekuliPress.

Bie në sy se në fjalim e Marsenićit nuk përmenden askundi serbët e Kosovës, por vetëm pasuritë e e shumta të Kosovës. Deputeti ‘zbulon’ arsyen fashiste serbe se përse duhet mbajtur Kosovën nën Serbi dhe përse Kosova nuk duhet braktisur: Dhe, si mendoni ne të vazhdojmë? T’i ndëgjojmë ata (Bashkimin Europian, sqarim i redaksisë Mekulipress) duke na kërkuar të heqim dorë nga ajo pjesë më e vlefshme e territorit të vendit tonë për të hyrë në Bashkimin Evropian!?”

Më poshtë keni të përkthyer fjalimin e tij në Kuvendin serb. Por pasa se të lexoni/shikoni fjalimin e tij, të nderuar lexues të MekuliPress, këtu do e shtrojmë një pyetje publike: Si është e mundur që mediat shqipe, analistët dhe gazetarët e shumtë mbështesin planet gjeo-politike dhe ekonomike serbe; duke e sulmuar Qeverinë e Kosovës dhe, kështu, duke e rrezikuar egzistimin e shtetit të Kosovës, me të vetmin argument pse Kurti nuk po e themelon planin fashist serb, “Asociacionin serb”, të nënshkruar nga PDK dhe LDK.

Fjalimi i Predrag Marsenić:

“Ne në Kosovë dhe Metohi, pasuria jonë minerale, rezervat tona të qymyrit janë 14 miliardë tonë. Kur shumëzohen me 20 euro, janë 280 miliardë euro!
Nëse përjashtojmë të gjitha çështjet tona emocionale që kanë të bëjnë me Kosovën dhe Metohinë, nëse përjashtojmë të gjitha kishat tona, nëse flasim për atë që vazhdimisht duan të na shtyjnë, vetëm në para, janë 280 miliardë euro- vetëm qymyr, nuk po flas për tokën pjellore të Metohisë, nuk po flas për xeheroret e tjera, pra vetëm qymyrin!!!!

Këto 200 milionë që marrim në vit, e dini sa vite duhen për të arritur 280 miliardë? Plot 1400 vjet!

Pra, kur i zbresim 1400 vjet nga viti i sotëm, kthehemi në kohën e perandorit Heraklius, është koha kur thuhej se serbët, pra sllavët, erdhën në territorin e Ballkanit, 1400 vjet përpara.

Dhe, si mendoni ne të vazhdojmë? T’i ndëgjojmë ata duke na kërkuar të heqim dorë nga ajo pjesë më e vlefshme e territorit të vendit tonë për të hyrë në Bashkimin Evropian!?”.

(Përkthyer nga Nexha Xhema)

VËREJTJE!
Fjalimi i tij për Kosovën nga minuta e 10:20.