Kryeministri i pakorruptuar i Kosovës, Albin Kurti, refuzon Asociacionin (një-etnik, Shënimi i redaksisë) të  Komunave [me shumicë] Serbe si parakusht për një marrëveshje me Serbinë, shkruan e përditshmja vieneze “Der Standard”.

Ky Asociacion nuk ishte në draftin e parë të planit evropian për normalizim të marrëdhënieve, rikujtohet në analizën e gazetës austriake.

Asociaconi, sipas “Der Standard”, nuk ka qenë në draftin e parë të propozimit, por është shtuar vetëm kohëve të fundit, dhe atë, siç thuhet në tekst, përmes një koncesioni që QUINT-i i ka bërë qeverisë serbe.

“Sicher könnte Belgrad den Verband nutzen, um Kontrolle auszuüben, aber Belgrad kontrolliert und finanziert ohnedies bereits die mehrheitlich serbischen Gemeinden über die Partei Srpska Lista”, meint Serwer zum STANDARD. An dem Verband wäre lediglich positiv, dass diese Kontrolle und Finanzierung durch Belgrad nun transparent gemacht würde.

Në një bisedë me profesorin amerikan, Daniel Serwer, ky i fundit thotë se këtë Asociacion Beogradi e kërkon “për të ushtruar kontroll”.

Serwer ka një kritikë të qartë sa i përket Asociacionit në raport me këtë plan evropian. Sipas tij, ky propozim nuk i referohet Kushtetutës së Kosovës si bazë.

Gjithashtu, thotë ai, propozimi franko-gjerman nuk parasheh Asociacion të Komunave shqiptare brenda Serbisë, përkatësisht për Luginën e Preshevës, raporton Insajderi.

Problem tjetër brenda këtij plani është se pesë vende të BE’së vazhdojnë të mos e njohin pavarësinë e Kosvës.

Serwer nuk sheh as mundësi që përmes këtij plani Kosovës t’i hapet rruga drejt anëtarësimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ndryshe nga zgjidhja gjermano-gjermane e vitit 1972.

Presionin ndaj Kosovës, Serwer e sheh të lehtë, në kuptimin se është një shtet që s’ka zgjidhje tjetër përpos të ndjek rrugën evropiane dhe asaj të NATO-s.

“Presioni ndaj Serbisë është pak e më pak. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka luajtur suksesshëm duke balancuar me Kinën dhe Rusinë dhe BE’në e ShBA’në. Kjo lojë do të duhej të kishte marrë fund”, ka thënë ai.

Burimi: Der Standard