A është dëshira e vazhdueshme për të përtypur dh ngrënë akull një shenjë që tregon që mund të vuani nga anemia?
Ka mundësi. Doktorët përdorin termin “pica” për të përshkruar dëshirën për të përtypur dhe ngrënë substanca që nuk kanë vlera ushqyese si akull, dhè, gëlqere apo letër. Dëshira për të përtypur dhe ngrënë akull (pasofagia), lidhet shpesh me mungesën e hekurit, me ose pa anemi, edhe pse arsyeja nuk është e qartë. Disa studime kanë treguar se përtypja e akullit mund të rrisë gatishmërinë dhe qartësinë tek njerëzit që vuajnë nga anemia me defiçencë të hekurit.
Më rrallë, dëshira për të përtypur dhe ngrënë akull mund të jetë një shenjë e problemeve të tjera nutricionale. Në disa persona, pica është një shenjë e problemeve emocionale, si stresi, çrregullimin obsesiv – kompulsiv apo një çregullimi të zhvillimit.
Një problem që mund të shkaktojë përypja e vazhdueshme e akullit është dëmtimi i dhëmbëve. Ndoshta nuk e vini re por me vazhdimin e përtypjes së akullit dëmtimet mund të thellohen.