Të gjithë ne kemi probleme me stresin dhe secili e ka mënyrën e vet përmes së cilës tenton të relaksohet. Disa njerëz dalin për ecje, ndërsa të tjerët dëgjojnë muzik përderisa pin ndonjë kafe.

Stresi i madh mund të dërgoj në krijim e disa efekteve të mëdha negative si depresioni, pagjumësia, dhe sëmundja – por fatmirësisht e kemi gjatur zgjidhjen ideale!

Edhe pse ekzistojnë shumë mënyra për tu relaksuar, disa studime të bëra nga Universiteti i Exter-it kanë treguar se leximi para gjumit mund ta reduktoj stresin deri në 68%.

Psikologët besojnë se kjo ndodh për shkak se mendja njerëzore duhet të koncentrohet tek leximi dhe se hutimi brenda botës letrare e liron tensionin e muskujve dhe zemrës.

Neurologu dr. David Lewis thotë se “duke e humbur veten plotësisht brenda një libri tëheqës, ju mund të arratiseni nga shqetësimet dhe stresi i jetës së përditshme. ” Kjo dërgon tek një “ndryshim i gjendjes së vetdijes” e cila e ndihmon mendjen për tu relaksuar para gjumit.

Prandaj, në vend se të rrini me orë të tëra në smartphonin tuaj ose të shikoni ndonjë film, kapeni librin të cilin keni planifikuar ta lexoni. /MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj!