Putin e quan Perëndimin “perandoria e gënjeshtrës”

Gjatë një takimi për çështjet ekonomike, despoti rus Vladimir Putin e quajti Perëndimin një “perandori të gënjeshtrës”. MekuliPress bazohet në raportimin që sot, të hënën, e bëri kanali propagandistik i Kremlinit RT.

“Sigurisht që mendoj për sanksionet që e ashtuquajtura shoqëria perëndimore – siç e quajta në fjalimin tim, kjo perandori gënjeshtre – tani po përpiqet të zbatojë kundër vendit tonë”, tha despoti Putin, kjo sipas ‘RT’ dhe mediave të tjera ruse, si ‘Izvestia’ dhe ‘Kommersant’.

Një zëdhënës i Kremlinit ka deklaruar më parë se Rusia po përgatitet për të gjitha sanksionet e mundshme nga Perëndimi.