“Kur një burrë bënë një budallallëk, atëherë njerëzit thonë: ‘A nuk është budalla ai?!’ Ndërsa kur një grua e bën një budallallëk, ata thonë: ‘A nuk janë budallaqe femrat?!”
Doris Day

“Hera e vetme kur një grua mund ta ndryshojë një burrë, është vetëm atëherë kur ai është ende fëmijë.”
Natalie Wood

“Që t’ia dijë vlerat e një burri të mirë, një grua duhet të ketë dashuruar, të paktën njëherë në jetën e saj, një burrë të keq.”
Marjonie Rawlings

“Nuk ka gra të shëmtuara, por vetëm gra dembele.”
Helena Rubinst

“Në fillimet e një historie dashurie, gratë dashurojnë të dashurin. Më vonë, ato e dashurojnë vetëm dashurinë.”
Francois de la Rochefoucault

“Natyra e femrës është e tillë: të mos na dashurojnë kur i dashurojmë e të na dashurojnë kur nuk i dashurojmë.”
Miguel Servantes

“Gratë që u besojnë verbërisht burrave dallohen shumë lehtë nga të gjithë. Ato duken aq të palumtura!”
Oscar Wilde

“Gratë janë të çmendura ndërsa burrat janë torollak. Dhe arsyeja kryesore që gratë janë të çmendura është se meshkujt janë torollak.”
George Carlin

“Meshkujt kanë dëshirë të komandojnë, ndërsa femrat të joshin.”
Sally Kempton

“Është diçka e rrallë që një mashkull të dashurojë dhe kur kjo ndodh, është fatale.”
Hugh Mc Diarmid – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress