Një burrë nga Prishtina është kërcënuar përmes mesazheve telefonike nga ish gruaja e tij.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë të ditur se çifti janë në proces të divorcit dhe e dyshuara femër me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është kërcënuar përmes sms-ve nga ish gruaja e tij e dyshuara femër kosovare pasi që të njëjtit janë në proces të divorcit. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.