Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me shqetësim ka folur për rastet e dhunimeve seksuale në vendin tonë dhe vendimet joprofesionale dhe dhunënxitëse të gjykatësve dhe prokurorëve ndaj tyre.

“Sipas të dhënave, mbi 200 gjykatës nga 400 sa janë kanë shqiptuar vetëm gjoba me kusht për rastet e dhunës seksuale. Me gjobë ose i kanë parashkruar”, ka argumentuar Kryeministri i Kosovës.

“Merreni me mend. Mbi 85% viktima ishin vajzat e mitura. Merreni me mend, rreth 140 prokurorë nga 200, kanë lejuar parashkrimin për këto raste”