Një hajdut ishte dënuar me vdekje pasi ishte kapur duke vjedhur ushqim nga tregu vendas. Ndërsa priste fatin e tij, i ulur në një birucë të thellë nën trekëmbëshin, ai dërgoi fjalë përmes një roje se kishte një dhuratë sekrete që do t’i donte t’i jepte Mbretit para se të ekzekutohej.

“Është një fuqi e veçantë që burrat në familjen time kanë mbartur gjithmonë”, – i tha rojes.

Unë di se si të mbjell një farë molle dhe ta bëj atë të rritet në një pemë të lulëzuar brenda natës, duke sjellë fryte ditën tjetër. Unë do të doja të kaloj sekretin tek Mbreti, që të mos vdesë me mua.

Pasi u informua për këtë, Mbreti ishte mjaft kureshtar që t’ia sillnin hajdutin para tij.

Nëse keni një aftësi të tillë,” – e pyeti ai, “pse po vidhni ushqim në treg kur thjesht mund të rritni me bollëk fruta në oborrin e shtëpisë tuaj?”

Është një histori e trishtë,” – u përgjigj hajduti.

Fara e mollës mund të mbillet vetëm nga dikush që nuk është treguar kurrë i pandershëm – nuk ka gënjyer, mashtruar apo vjedhur asgjë. Kam humbur aftësinë vite më parë duke gënjyer gruan që kam dashur. Megjithatë, magjia ende funksionon, fara thjesht duhet të vihet në tokë nga dikush që është i virtytshëm. Dikush që nuk ka bërë kurrë ndonjë nga gjërat që sapo përmenda.

Duke dëgjuar këtë, Mbreti thirri Kryeministrin e tij. Kur erdhi, Mbreti ia shpjegoi situatën dhe e pyeti nëse do të mbillte farën. Megjithatë, Kryeministri ishte në mëdyshje.

Pse ngurroni?” – e pyeti Mbreti.

Unë kam vjedhur gjëra“, – u përgjigj Kryeministri me ndrojtje. “Kur kam qenë më i ri. E dija që ishte e gabuar, por unë thjesht nuk veproja dot ndryshe. Më vjen keq të them se fara nuk do të rritet nëse e mbjell unë.”

I zhgënjyer, Mbreti u kthye te Kryetari i Thesarit të tij, por sapo ia hodhi sytë, pa se fytyra e tij kishte marrë një hije të thellë të nxirë.

Është shkruar qartë në fytyrën tuaj se fara nuk do të sjellë asnjë fryt nën prekjen tuaj.”

Kryetari i Thesarit iu përgjigj se ai nuk kishte qenë gjithmonë i ndershëm në marrëdhëniet e tij me financat që ishin nën kujdesin e tij.

Megjithatë, gjithnjë ishte në favor të mbretërisë,” – këmbënguli ai. “Gjithmonë vetëm në përfitimin tonë… Megjithatë, disa vendeve të tjera nuk u janë dhënë të drejta të plota në raste të veçanta dhe unë kam marrë vendimin përfundimtar në raste të tilla. Kam frikë, mbret i dashur, që fara nuk do të rritet nën prekjen time” – iu drejtua me sinqeritet mbretit.

“Jeni ju ai që duhet të mbillni farën e mollës. Vërtet, virtyti juaj qëndron mbi të gjithë të tjerët! “

Në këtë pikë mbreti qëndroi njëfarë kohe i heshtur. Ai menjëherë kujtoi se, në vitet e tij të të rinisë, ai nuk kishte qëndruar besnik ndaj gruas së tij. Ai uli kokën, duke pranuar se edhe ai nuk do të ishte në gjendje të mbillte farën e mollës.

Hajduti, me rrecka dhe zinxhirë, i vështroi me kujdes ata të gjithë duke u thënë:

“Të tre personat më të fuqishëm në të gjithë vendin, jetojnë një jetë gjithë luks dhe pushtet dhe ende asnjëri prej jush nuk është i aftë të mbjellë këtë farë të vogël, ndërsa unë, një qytetar i përulur e i uritur për bukë, dënohem me vdekje.

Çfarë po na shohin sytë!”