Një dietë e zhvilluar së fundmi premton të shpëtojë jetë, të ushqejë 10 miliardë njerëz, gjithçka pa shkaktuar dëme katastrofike në planet.

Shkencëtarët janë përpjekur të zbulojnë se si mund të ushqehen miliarda njerëz në dekadat që do të vijnë.

Përgjigja e tyre – dieta planetare e shëndetshme – ku nuk ndalohet plotësisht mishi dhe produktet e bulmetit. Por, rekomandohet që të merrni më shumë proteina nga frutat e thata dhe bishtajoret (si fasulet dhe thjerrëzat).

Çfarë ndryshimesh duhet të bëj?

Nëse konsumoni mish çdo ditë, atëherë ky është problemi i parë. Për mishin e kuq mund të përdorni një hamburger në javë, apo një biftek të madh në muaj, e kjo mjafton. Mund të vazhdoni të konsumoni porcionet e peshkut dhe të pulës, një herë në javë, ndërsa pjesën tjetër të proteinave duhet ta merrni nga burimet bimore. Shkencëtarët rekomandojnë konsumimin e frutave të thata dhe bishtajoreve çdo ditë.

Ka edhe një orientim më të madh drejt frutave dhe perimeve, që duhet të zënë gjysmën e çdo pjate me ushqim që konsumoni.