Të gjithë jemi dëshmitarë se si po digjet Parisi nga protestat apo ç’po bën opozita duke djegur dhe rrethuar presidentin serb mu në presidencë. Por asnjë ambasador i huaj nuk guxon të flasë për djegiet në Francë dhe në Serbi, në këto shtete ku kanë ambasadat. A janë vende demokratike të dyja? Po, natyrisht. Serbia ka shtet autoritar, por prapë demokratik quhet.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress
Në Tiranë për ca goma dhe dy xhama të thyer nga protestuesit ambasadat e huaja bënë namin, duke bërtitur dhe lëshuar deklarata. Po pse në Tiranë disa ambasadorë bëhen si padronë apo “guvernatorë” duke na mësuar se si duhet protesta? Pse në Paris dhe në Beograd asnjë prej këtyre shteteve nuk pipëtin?! Sidomos kjo zyra e OSBE që bën sikur këputet në…, por në të vertetë janë ca zyrtarë të këqinj, të cilët e mbajnë mirë vetëm me qeverinë e radhës e jo me normat e një demokracie, ku lejon protestat.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress
Pra pse nuk flasin për shtetet e tjera në Rajon, por vetëm kur flitet për Tiranën dhe Prishtinën na japin leksione?
Sepse është vetë qeveria që i financon disa prej tyre! Kanabisi akoma ka treg dhe nxjerr qindra milionë euro. Kështu është edhe në Kosovë. Ambasadokracia i ka zënë frymën proceseve demokratike. Ambasadokracia, byrokracia e BE dhe OSBE-së, duan që shqiptarët të falin det e tokë Greqisë dhe Serbisë, dhe po ndodhi kjo, atëherë je i përkdheluri i tyre./MekuliPress.com/
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress