Instituti Ekonomik i Këlnit mendon se Europës do t’i duhen 10-12 vjet për të zëvendësuar sigurinë që ofrojnë trupat amerikane sot. Dhe 10 deri në 12 vjet janë shumë nisur nga fakti se një pjesë e profesionistëve të sigurisë në Perëndim mendojnë se Rusisë i mjaftojnë 2 vjet armëpushim për të plotësuar organikën e vet, rimenduar taktikën dhe për ta risulmuar Ukrainën.

Komandani i NATO-s, Christopher Cavoli kërkoi së fundmi që trupat amerikane të qëndrojnë në Europë pasi tërheqja kushton më shumë.  Megjithatë ish-shefi i CIA-s, David Petraeus mendon se vendimet e marra nga Europa janë një shenjë e mirë. Sipas tij riarmëtosja e Europës do të vendoste deterrencën e duhur ndaj një shteti si Rusia që ruan disa avantazhe. P.sh Rusia e ka në të thjeshtë vendimmarrjen për të hyrë apo tërhequr nga një proces i ndërlikuar si lufta.

Së dyti, Petraeus pranon se lufta në Ukrainë ka shtruar rrugën, oss është modeli i luftërave të ardhshme. Përdorimi i dronëve, jo vetëm atyre ajrorë, por edhe i sistemeve të veprimit në tokë dhe det pa pilot, është dëshmuar kritik në këtë luftë. Aq sa Ukraina sot është në vendet më të avancuara për prodhim dronësh.

Përdorimi i dronëve ka munsësuar që Ukraina të shmangë sulme të mëdha ajrorë nga Rusia. Vetën vitin e kaluae ukrainasit prodhuan 1.5 milionë dronë, qindra prej të cilëvë pëdoren natën për të penetruar territorin rus. Një avantazh i tyre është se ka lejuar që një vend pa marinë të vërtetë të mbysë 1/3-n e flotës ruse të Detit të Zi. Ukraina është vendi i parë që kreu sulm me dronë duke përdorur sisteme robotike, armë me kontroll në distancë me mbështetje nga sisteme ajrore pa pilot

ka thënë Petraeus.

Mbetet për t’u parë sa kjo do të ndikojë në strategjitë e vendeve të tjera, pasi që nga zbulimi i rëndësisë së dronëve në konfliktin e fundit në Nagorno Karabakh e deri më tani, vetëm Irani dhe Turqia ishin dëshmuar se kishin kuptuar dhe adaptuar rolin e dronëve në ushtri.

By