Diplomati shqiptar Shaban Murati, ka thënë se shqiptarët gjatë historisë, kanë ndërruar katër fe.

Ai ka thënë se fenë e parë shqiptarët e ndërruan me pushtimin romak, të dytën me pushtimin bizantin, të tretën me pushtimin Osman, ndërsa fenë për herë të katërt shqiptarët e ndërruan pas vitit 1991.

Në këtë vit, sipas diplomatit, qindra mijëra emigrantë shqiptarë në Greqi, nën kërcënimin e vendit të punës dhe të fshesës së dëbimit, ndërruan fenë dhe emrat.

Ai ka thënë se tesktet historike shqiptare asnjëherë nuk flasin për të katër konvertimet historike, sepse, siç ka thënë ai, shqiptarëve historinë gjithmonë ua shkruajnë interesat e të tjerëve.

Reagimi i plotë i Muratit:

Këshilla për miqtë:

Ndërrimin e parë të fesë shqiptarët e bënë me pushtimin romak. Ndërrimin e dytë të fesë shqiptarët e bënë me pushtimin bizantin. Ndërrimin e tretë të fesë shqiptarët e bënë me pushtimin osman. Ndërrimin e katërt të fesë shqiptarët e bënë pas vitit 1991, kur qindra mijëra emigrantë shqiptarë në Greqi, nën kërcënimin e vendit të punës dhe të fshesës së dëbimit, ndërruan fenë dhe emrat.

Tekstet tona të historisë asnjëherë nuk flasin për të katër konvertimet historike, sepse shqiptarëve historinë gjithmonë ua shkruajnë interesat e të tjerëve.