Ta pranojmë që të gjithë janë dakord me idenë e një martese, ku gruaja të jetë më e re sesa burri. Sepse më parë nuk pranoheshin marrëdhëniet ku gruaja të ishte më e madhe sesa burri. Por në ditët e sotme këto të gjitha kanë ndryshuar dhe mosha nuk luan ndonjë rol të madh kur bëhet fjalë për një marrëdhënie në çift.

Kjo mund të duket e çuditshme, por në fakt burrat tani po krijojnë më shumë marrëdhënie me gra që janë më të mëdha në moshë se ata vet.

Gratë më të mëdha e dinë se çfarë duan

Ajo që e tërheq një burrë tek një grua më e madhe prej në fillim është fokusi i saj i qartë. Ajo ka një ide të qartë për atë që dëshiron dhe përqendron energjinë e saj në arritjen e qëllimeve të saj dhe i arrin.

Ndërsa zonjat më të reja ende po eksplorojnë botën, por nga ana tjetër gratë më të mëdha fokusohen në përmirësimin e jetës së tyre dhe në jetën e të dashurit të saj. Meshkujt vlerësojnë tek gratë më të mëdha në moshë faktin që janë të drejtpërdrejta në marrëdhënie.

Gratë më të mëdha dinë më shumë për jetën

Gratë që janë më të mëdha në moshë se burrat kanë më shumë përvojë nga jeta, takimet dhe marrëdhëniet në përgjithësi, gjë që i lejon burrit të mësojë kaq shumë gjëra të reja nga ajo. Këto gra kanë aftësinë për të parë një burrë në një mënyrë që ai nuk e sheh dot veten. Ajo i tregon atij se çfarë lloj njeriu është dhe e motivon atë për të arritur qëllime më të mëdha.

Ato i bëjnë burrat t’i shikojnë gjërat nga një këndvështrim tjetër

Një marrëdhënie me një grua më të madhe ju jep burrave mundësinë të rriten. Marrëdhëniet në përgjithësi na ndihmojnë të mësojmë gjëra për veten dhe kush jemi, por një grua më e madhe në moshë do t’ju ndihmojë të kuptoni ndjenjat tuaja në një nivel më të thellë.

Ju nuk keni nevojë të luani lojëra me të, ju nuk keni nevojë ta vini atë në mend, thjesht shprehni mendimin tuaj ndaj saj dhe ju nuk do të ndiheni nën presion. Kjo ndërton një lidhje më të fortë brenda marrëdhënies dhe e bën atë më të fortë e të qëndrueshme.

Ato janë të sigurta dhe të pavarura

Gratë me moshën më të madhe se burrat  kanë më shumë përvojë dhe kanë kaluar shumë më tepër në jetën e tyre. Ato e dinë si të rrinë pa reaguar dhe të kontrollojnë emocionet dhe sjelljet e tyre. Por kjo sigurisht nuk do të thotë se ato janë të mërzitshme. Në shumicën e rasteve ato janë po aq të gjalla si të ishin të reja dhe kërkojnë të bisedojnë për një kohë të gjatë me partnerët e tyre.

Ato kanë shije të rafinuara

Disa njerëz e duan ndjenjën e qetësisë që gratë e mëdha kanë. Zonjat e reja  posedojnë energji të pakujdesshme që mund të adhurojnë, por ky tipar nuk i tërheq të gjithë njerëzit. Shumë të rinj preferojnë një mënyrë jetese më të qetë dhe më paqësore, që është relaksuese për ta. Shumica e grave të mëdha preferojnë hobi të qeta si kopshtari, shkrimi dhe piktura.

Ato dinë të bëjnë biseda intelektuale

Gratë e mëdha në biseda janë më të pjekura dhe të shkëlqyera. Përvoja e tyre jetësore i lejon ata të kuptojnë botën në një nivel më të thellë. Për më tepër, statistikat thonë se shumica e grave që kanë mbi 30 vjeç kanë diplomë.

Gratë e edukuara janë të zgjuara dhe janë në gjendje të mbajnë një bisedë të gjatë për shumicën e temave, si: mjedisi, komuniteti, udhëtimi, media dhe shumë të tjera. Ato kanë një mendim të tyrin për diçka, e mbrojnë atë dhe ky fakt i bën ato tërheqëse për burrat.

Ato kanë financa të qëndrueshme

Nuk është sekret që djemtë gjithashtu duan sigurinë financiare, pavarësisht se sa të rinj apo të mëdhenj janë. Shumica e grave më të mëdha në moshë kanë një karrierë të mirëfilltë, kanë para dhe janë në gjendje të paguajnë vetë për çdo shpenzim që kanë bërë. Dhe kjo gjë ndryshe nga shumë burra, për disa të tjerë është shumë e pëlqyeshme.

I kanë rritur fëmijët e tyre tashmë

Kjo mund të tingëllojë e ashpër, por jo çdo njeri dëshiron përgjegjësinë e rritjes së fëmijëve. Shumica e grave  të mëdha kanë fëmijë të rritur që nuk jetojnë më me ta. Kjo lejon një njeri dhe pasionin e tij që të përqendrohen tek njëri-tjetrin dhe të bëjnë më shumë për partnerin e ri që tashmë kanë në krah. Kjo mund të tingëllojë egoiste, por disa njerëz preferojnë të kenë vëmendjen e grave për veten e tyre, pa e ndarë atë me fëmijët e saj.

Një marrëdhënie amë

Disa burra kërkojnë gra të pjekura, sepse duan të kujdesen. Ne po flasim këtu për mbështetjen mendore dhe emocionale që një grua e madhe mund t’i japë partnerit të saj. Këtu përfshihet kur një burrë ka nevojë për një grua që të bëjë gjithçka për të, nga gatimi deri te pastrimi i rrobave të tij. Megjithatë, jo të gjitha gratë e mëdha do e bënin këtë gjë.

Ajo është e mirë në gatim

Gratë më të mëdha e zotërojnë artin e gatimit. Zonjat e reja gatuajnë pak dhe preferojnë të hanë në restorant ose të porosisin ushqime të shpejta. Ndërsa zonjat më të mëdha në moshë vlerësojnë një vakt të mirë e të shëndetshëm së bashku me familjen. Shtëpi e ngrohtë, ushqime të shijshme dhe dashuri, këtë pëlqejnë të gjithë burrat e rinj te gratë më të mëdha. Po ju çfarë mendimi keni për këtë marrëdhënie?/Përshtati nga Brightside/A.C/dritare.net