Presioni i lartë i gjakut është quajtur shpesh “vrasës i heshtur” për shkak të faktit se shumica e njerëzve nuk përjetojnë simptoma paralajmëruese. Presioni i lartë i gjakut është një nga sëmundjet më të shpeshta dhe ndër më të rrezikshmet sepse mund të dëmtojë zemrën. Nëse nuk trajtohet, presioni i lartë i gjakut rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe goditjes në tru.

Ja disa mënyra natyrale si të trajtoni presionin e lartë të gjakut

Zvogëloni sasinë e kripës: Kripa është një nga armiqtë kryesorë të tensionit të lartë të gjakut. Mundohuni ta konsumoni sa më pak.

Konsumoni ushqime të pasura me kalium: Produkte si domate, patate të ëmbla, pjepër, avokado, portokall, kajsi, banane, ton, salmon, arra, fara të ndryshme, qumësht, kos, fasule etj.

Zvogëloni kafeinën: Kafja dhe produktet me kafeinë ndikojnë në rritjen e presionit të gjakut.

Hani ushqime të pasura me kalcium: Rekomandimi i kalciumit në baza ditore është 1.000 mg në ditë. Për gratë mbi 50 vjeç dhe burrat mbi 70 vjeç është 1.200 mg në ditë. Kalciumin mund ta merrni nga qumështi dhe nënproduktet e tij.

Ushtrohuni rregullisht: Ecja rregullisht, noti ose ngritja e peshave të lehta mund të ndihmojnë në trajtimin e tensionit të lartë të gjakut me po aq efikasitet sa përdorimi i ilaçeve.

Konsumoni manaferra: Ato kanë në përbërje polifenolë, element i cili ju përmirëson shëndetin e zemrës dhe ju ndihmon në uljen e presionit të lartë të gjakut.

Hani ushqime të pasura me magnez: Magnezi është një element shumë i rëndësishëm që ndihmon në uljen e presionit të lartë të gjakut.