Festa e Flamurit kombëtar do të sjell tinguj muzike në qytetin e bukur të Prizrenit.
Koncerti “Wind Ensemble” do të bëj që të hapen dyert e Kino Lumbardhit për audiencën duke filluar nga ora 14:00.

Këtë ditë të madhe kombëtare nëpërmjet performancave të tyre artistike do ta shënojnë Nita Krajku, Malbonë Krajku, Rabije Krasniqi, Zana Xhuli, Meriton Zajmi.

Flauta, klarineta, saksafoni, fagoti dhe perkusioni do të jenë shoqërues të publikut artdashës.