Ish ministri i jshtëm Ditmir Bushati e ka shfrytëzuar fitoren plebishitare të Vetëvendosjes për ti futur një kunjë Ramës: ” Në demokraci zgjedhjet janë garë vlerash dhe jo të fortësh. Partitë politike i nënshtrohen gjykimit të popullit” në një statust të gjatë ku lavdëron procesin demokratik në pjesën tjetër të kombit.

“Është fitorja e një modeli të ri politik që s’ka të bëjë me moshën, gjininë e prejardhjen, por që ndjen përgjegjësinë para njerëzve, duke demonstruar konsistencë në ide, përgjegjshmëri shtetërore e pathyeshmëri, duke mos u bërë palë me veset e politikës që gërryejnë idealin e jetës demokratike. Është fitorja e standardit dhe kulturës demokratike. Kosova, 13 vjet shtet, na dha mësime të vlefshme, edhe pse ne e kemi plot 109 vjet shtet” shkruan ai.