Shpëtim Hajdaraj, djali i aktivistit të LDK-së, Smajl Hajdaraj, i cili u vra pabesisht nga dora kriminale e që ende nuk u zbulua, e ka përkujtuar profesor Fehmi Aganin në 20 vjetorin e vrasjes së tij.

Hajdaraj, thekson se vrasësit e profesor Aganit, Serbia fashiste nuk është më në Kosovë, por kujton se, do të ishte zor të shpëtonte pa u vra edhe po të shpëtonte nga lufta.

Sipas tij, kjo vrasje do të ndodhte nga mbeturinat kriminale enveriste të pasluftës.

Hajdaraj, përmes një postimi në Facebook, ka kujtuar edhe bashkëpunëtorët e profesor Aganit, të cilët u vranë pas luftës, ndërsa shton se dallimi i vrasësve është se Serbia ka ikur, kurse vrasësit e pasluftës janë ende këtu.

“Profesor Agani, vrasësit e tu (Serbia fashiste e kriminale) e ka thy qafën nga këtu, atë e dënoi Zoti dhe bota demokratike. Kosova është e pavarur, andaj pusho i qetë.

Zor se do shpëtoje pa u vra nga mbeturinat kriminale enveriste pas lufte, po të shpëtoje nga të parët. Ashtu siç u vranë shumë bashkëpunëtorë tuaj pas lufte (Xhema, Shabani, Smajli, Ismeti, Hakiu ,…), zor se do shpëtoje edhe ti.

Dallimi i vrasësve është se këta të dytët janë ende këtu”, shkruan Hajdaraj.
MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress