Një nga mënyrat më të thjeshta dhe të lehta që të mbajmë trupin tonë shëndetshëm, është konsumimi i ujit me tranguj.

Më poshtë mund të shihni gjërat që kjo pije mund të bëjë për trupin tuaj.

Ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Uji me tranguj ka efekt në uljen e shtypjes së lartë të gjakut duke ndihmuar veshkat që të lirojnë sodiumin e tepërt që gjendet në trupin tuaj.

Parandalon dobësimin e eshtrave

Trangujt janë të pasur me vitaminën K, e cila ruan densitetin e eshtrave dhe i mbanë ato të forta.

Parandalon dehidrimin

Shumë institute shëndetësore rekomandojnë gjashtë deri në tetë gota ujë me tranguj në ditë.

Largon mbetjet toksike

Ngaqë ka përqindje të lartë të ujit dhe fibrave, e bën më të lehtë që trupi juaj të eliminoj kemikatet e rrezikshme.

Ndihmon të humbisni në peshë

Konsumimi i ujit me tranguj ju bën që të humbisni apetitin. Gjithashtu duke zëvendësuar lëngjet e ndryshme me këtë pije, ndihmon që të ulni konsumimin e kalorive në përgjithësi.

Parandalon tharjen e lëkurës

Uji me tranguj ofron organizmit tuaj silic dhe vitaminën B-5, të cilat janë të rëndësishme për lëkurë të shëndetshme. Gjithashtu ndihmon me uljen e inflamacioneve dhe irritimeve.

Parandalon dobësimin e muskujve

Ofron lëndë ushqyese të nevojshme për muskujt siç është silici.
 /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress