Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, ka deklaruar në televizionin publik se ai do të jetë i pranishëm në paradën e 9 majit në Moskë.
Është një nder i madh të marr një ftesë nga Putin për festimet e 80-vjetorit të Fitores në Lutën e Madhe Patriotike
citohet ai.
Dodik ka shtuar se kujtimi i disa datave të caktuara është i domosdoshëm për të ardhmen e kontinentit. Më herët, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, ka paralajmëruar për sanksione ndaj atyre që marrin pjesë në Paradë.
Bojkoti i ngjarjeve të tilla, i respektuar përgjithësisht pas fundit të Luftës së Ftohtë, por edhe më parë, ilustron se edhe konsiderata për një ngjarje që bashkoi disa kombe, siç është Lufta e Dytë Botërore, i është nënshtruar kërkesave të politikës së ditës.