Nuk kam hallin e gruas, po të…

Vizitori te mjeku:

– Doktor, si të bëj? Vij në shtëpi, e gjej gruan me një tjetër. Unë bëhem gati të bëj skandal, gruaja më thotë: – Shko në kuzhinë, qetësohu, pi një kafe. Dhe kjo punë çdo ditë…

Mjeku mbledh supet i habitur:

Nga unë ç’kërkoni?

– Thjesht desha të dija, mos po pi shumë kafe?…

Kur të vë vulën mjeku

Një grua e re, e martuar, kujtoi, se kishte mbetur shtatzënëm vajti te mjeku, të sigurohej për këtë. Mjeku e vizitoi dhe i tha, që ishte vërtet me barrë. Pastaj papritur, për habinë e saj, nxori një vulë gome, vulosi diçka në barkun e saj dhe i tha:

– Kaq, ishte!

Kur u kthye në shtëpi, ajo i tregoi të shoqit për këtë sjellje të çuditshme të mjekut dhe i kërkoi të lexonte, ç’kishte vulosur ai në barkun e saj.

Burri nisi të vrojtojë me shumë vëmendje vulën, por ajo ishte aq e vogël, sa u desh të merrnin një lupë. Dhe lexoi:

“Kur ta lexoni këtë tekst pa ndihmën e lupës, çojeni gruan në shtëpinë e lindjes”.

Ky po që është arsyetim…

Gruaja i drejtohet mjekut:

– Doktor, më thoni, ç’lloj kafshe jam unë?

– Zonjë, po ju jeni njeri!

– E ç’njeri jam unë? Në mëngjes ngrihem me flokët përpjetë, si dele, për në punë nxitoj e uritur, si çakall. Kapem pas tramvajit, si majmun dhe udhëtoj me të, si lepur. Shtypem si ari, derisa arrij në punë, shahem me të gjithë, si qen.

Zbres nga tramvaji me rroba të shqyera, si pulë puplashqyer. Çdo ditë punoj si buall. Pastaj si qen policie, bredh nëpër dyqane, ngarkohem si gomar. Në shtëpi, tek gatuaj, u ulëras fëmijëve si tigër, kurse fqinjëve u fishkëllej, si gjarpër.

Burri vjen nga puna dhe më pyet: “Mace, është gati darka?”. I ushqej të gjithë, laj enët, i vë fëmijët të flenë, shtrihem edhe vetë, kurse burri më thotë: “Shtyhu më tutje, moj lopë, se më je shtrirë sa gjatë gjerë, si dosë”. 

Ç’njeri jam unë, o doktor?

Te poliklinika e lagjes

Në poliklinikën e lagjes vjen një zonjë dhe kërkon t’i mjekojnë dorën e kafshuar. Mjeku ja pa plagën dhe u habit:

– Nuk po e marr vesh, kush mund t’ju kafshonte kaq fort. Po të ishte… kalë… plaga duhet të ishte më e madhe, po të ishte qen… më e vogël…

O, doktor, – pranoi e dëmtuara. – fajtori nuk është kafshë, por… rivalja ime!..

Kur të flet burri në gjumë…

Gruaja erdhi te mjeku dhe i tha, që i shoqi flet në gjumë.

– Mund t’ju rekomandoj diçka, që e bën të mos flasë më.

O, jo doktor, – protestoi vizitorja, – më jepni një ilaç, që ta bëjë tim shoq, të flasë më… shkoqur…

Rëndësi ka të tundet!

Mjeku hyn në dhomën me të sëmurë dhe sheh kujdestaren e pacientit, që e tund atë me sa fuqi.

– Ç’bëni ashtu? U çmendët?

– Më falni, doktor, por harrova, se ilaçi, që sapo i dhashë, duhej tundur para përdorimit…

Kur i qëllon në shenjë doktori!

Mjeku:Shpresoj që ilaçi, që ju rekomandova javën e shkuar, t’i ketë bërë efekt tetos tuaj?

Pacientja:Të them të drejtën, nuk e di, doktor. Dje e varrosëm!…

Doktor, harruat…

Një grua e moshuar, që i pëlqente të shkonte sa më shpesh te mjeku, nisi sërish t’i përralliste atij histori pa fund për sëmundjet e saj. Mjeku e dëgjoi me durim dhe i dha një pilulë tjetër.

Më në fund ajo u bë gati të dilte, mjeku u gëzua, por te dera ajo ndaloi dhe u kthye:

– Doktor, harruat të më shihnit gjuhën, mos ka zënë shtresë…

S’është nevoja, zonjë – u përgjigj mjeku, që e humbi durimin, – në pistat e mira të vrapimit nuk mbin bar…