INFORMACION MBI VENDOSEJN DHE FUNKSIONIMIN E PENGUESAVE TE PROGRAMEVE TELEVIZIVE JUGOSLLAVE DHE ITALIANE NE TIRANE

1.Në datën 23.3.79 penguesi i propgarmit të dytë dhe të parë jugosllav, të vendosur në Hotelin e madh nuk ka funksionuar.

U konstatua se pajisjet ishin në rregull, por mungonte energjia elektrike. Ushqimi elektrik në këtë hotel nuk është stabilizuar dhe ndërrmarrja e montimit nuk e ka dorzuar akoma kabinën elektrike.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

U bisedua me ndërmarrjen e montimit, e cila akoma s’e ka dorzuar veprën që të mos lejojnë ndërprerje të energjisë elektrike, ndërsa një inxhinier i yni u ngarkua që të ketë në vëzhgim të përhershëm penguesit.

  1. Megjithëse ne kemi vendosur gjashtë penguesa të programit të parë jugosllav (1 në fabrikën e Bukës, 2 në Kodrat e Kamzës, 1 në Hotelin e madh, 1 në Spitalin Civil, 1 në Pallatin e Kulturës), përsëri në disa zona të Tiranës i shikojnë programet jugosllave. Ne kemi kontrolluar efektin e penguesave me antena të jashtëme të televizorëve dhe kemi konstatuar se programi jugosllav pengohet, por ka teleshikues që shfrytëzojnë antetna të brendëshme si dhe disa veti të përhapjes së valëve e në këtë mënyrë ulin efektin e zhurmave.

Ne brenda datës 1 Maj do të vendosim edhe 3-4 penguesa të tjerë që të rrisim efektin e pengimit të programit të parë jugosllav.

Për pengimin e kanalit të dytë të Jugosllavisë kemi vendosur dy pengues të cilët në përgjithësi kanë efekt të mirë, por megjithatë ka zona, sidomos në anë të Tiranës, që nuk arrijmë t’i pengojnë.

Kemi parashikuar të vendosim dhe 2-3 penguesë të tjerë, por deri tani nuk i kemi realizuar, sepse s’kemi patur llampa të fuqishme. Për këtë kemi biseduar me shokët e Ushtrisë, të cilët na kanë premtuar, por akoma s’kanë mundur të na e sigurojnë.

  1. Programi Italian në kanalin E5 shihet me antenë të mirë kryesisht në pjesën e sipërme të Tiranës e sidomos në muajt e verës. Pengimi i këtij programi nuk mund të bëhet sepse do të pengonte edhe ritrasmetimin e lajmeve të Italisë me anën e ripërsëritësve si dhe regjistrimin e disa programeve që ne i bëjmë nga Italia për nevojat tona.

Në këto kushte, kemi mendimin që ky kanal të mos pengohet.

                                   Çajup Rusmajli

Tiranë, më 26.3.1979 /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress