Xhulia Aliaj u arrestua nga policia me akuzën se përhapi panik te qytetarët, duke shkruajtur në ‘Facebook’ se në Durrës do të ketë stuhi. Pas kësaj, ka ardhur reagimi i Dom Gjergj Metës, i cili bën apel që vajza të lirohet menjëherë.

Sipas tij, në një vend demokratik, një arrestim i tillë do të ishte absurd.

Reagimi i Dom Gjergj Metës:

Arrestimi i Xhulia Aliaj nga ana e policisë për një status në fb është një veprim i nxituar dhe i shproporcionuar.

Në një vend demokratik një gjë e tillë do të ishte absurde.

U kërkoj autoriteteve dhe uroj që policia ta lërë të lirë menjëherë.

Kam qenë famullitar i saj në Durrës dhe shpreh gjithë konsideratën time për të e ia njoh cilësitë njerëzore dhe civile Xhulias e cila është një qytetare e mirë dhe e don vendin e saj.