Donald Trump tha se “po merr një ilaç për malarien, që të lehtësojë simptomat nëse sëmuret nga koronavirusi”. Presidenti amerikan bëri të ditur se prej një jave, çdo ditë konsumon hidroksi-klorinë dhe një shtesë zinku, pa patur efekte anësore. Por, pavarësisht deklaratave të Trump-it, nuk ka prova shkencore që vërtetojnë se medikamenti është efektiv në parandalimin apo trajtimin e COVID-19/ës.