Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur për vizitën e Drejtorit të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Edhe pse dje nuk reaguan nga Ministria e Punëve të Jashtme nëse ju kanë dhënë leje, Hoti sot tha se i kanë dhënë leje.

“Po mundohemi të japim një qasje të kujdesshme konstruktive dhe të respektojmë lëvizjen e lirë, edhe pse deklaratat e fundit të zyrtarëve serb janë të njëjta me ato të Millosheviqit”.

“Ne e kemi lejuar në koordinim me Ministrinë e Jashtme, pra e kemi lejuar sepse zyrtarët serbë nuk mund të hyjnë në Kosovë pa lejen e autoriteteve në vend.”, ka thënë ai.

Tutje Hoti tha se Petkoviq nuk është futur deri në Skenderaj duke thënë se ka komunikuar me kryetarin e Skenderajt, Bekim Jasharin.

“Zyrtari serb nuk ka qenë në Komunën e Skenderajt, nuk qëndrojnë këto dhe mbi disa informata kryetari Jashari ka reaguar, ne kemi qenë në kontakt me të”, ka thënë Hoti.