Drejtori i Përgjithshëm i Volkswagen Herbert Diess ka kërkuar falje publikisht për komentet e bëra që duket se kanë shfaqur një slogan të epokës naziste, duke mbyllur kështu një javë të vështirë për prodhuesin e makinave pasi është ndeshur me një padi të SEC (Securities and Exchange Commission).

Diess tha “ebit macht frei” në një event të brendshëm të kompanisë ditën e Martë, e cila i bën jehonë shprehjes “puna ju bën të lirë, e cila ishte e shkruar në portat e kampeve të përqendrimit siç është Auschwitz.

EBIT është një akronim i përdorur zakonisht për “të fitosh përpara interesave dhe taksave”. Komentet e CEO-s u raportuan për herë të parë nga mediat gjermane.

“Në asnjë moment nuk ishte qëllimi im që kjo deklaratë të vendoset në një kontekst të tillë”, tha CEO në një deklaratë me email. “Kjo ishte padyshim një zgjedhje e keqe e fjalëve. Më vjen keq”. Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Ka qenë një ditë e vështirë për prodhuesin gjerman. Komisioni amerikan i Letrave me Vlerë dhe Bursës paditi kompaninë dhe ish-drejtorin e saj ekzekutiv, Martin Winterkorn, si pjesë e një skandali të emetimeve, që supozohet se mashtroi investitorët amerikanë. Në një email të veçantë për Business Insider, Volkswagen e quajti rastin “ligjërisht dhe faktikisht të çalë dhe Volkswagen do ta kundërshtojë atë me forcë”.

Lidhja historike midis Volkswagen dhe Holokaustit shkon më thellë. Në fillim të viteve ’30, udhëheqësi nazist Adolf Hitler urdhëroi ndërtimin e një makine për popullin, ose “Volkswagen”. Kompania u themelua në vitin 1937 si pjesë e një plani për të siguruar gjermanët të përballonin një makinë dhe shfrytëzonin punën e skllevërve nga ata që ishin në kampet e përqëndrimit gjatë Luftës së Dytë Botërore. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress