Festivali ‘Sunny Hill’ është kthyer në traditë në Kosovë.

Por për shkak të gjendjes së krijuar nga Covid -19 është vënë në pikëpyetje fakti nëse do të mbahet në gusht apo jo. Por së fundmi dy organizatorët Dua Lipa dhe babai i saj Dukagjini  të cilët janë organizatorët e këtij festivali thanë se po presin një vendim nga Komuna e Prishtinës dhe janë të gatshëm të respektojnë rregullat pasi s’dëshirojnë të rrezikojnë njërrëzit. Gjithashtu janë shprehur se tani janë mëdyshje për të mbajtur festivalin në Gërmia apo jo. Dua dhe babai i saj po mendojnë ta zhvendosin në një hapësirë më të madhe atë, në afërsi të Bërnicës.

“Sunny Hill” është kthyer në një festival të rëndësishëm ku bashkohen artistë shqiptarë dhe ndërkombëtare. Ai zhvillohet me synim promovimin e Kosovës dhe Dua ka ftuar atje këngëtarë si Miley Cyrus, Gashi, Calvin Harris, Martin Garrix etj.