Mbretëria e Bashkuar po mendon të njohë shtetin e Palestinës në OKB, një lëvizje që sipas Sekretarit për Çështjet me Jashtë, David Cameron, do të sillte progres të pakthyeshëm në zgjidhjen e dy shteteve. 

Ne duhet të nisim të përcaktojmë sesi do të duket një shtet palestinez, çfarë do të përfshinte, si do të funksiononte, citohet ai të jetë shprehur në Këshillin për Lindjen e Mesme të konservatorëve në Dhomën e Përfaqësuesve. 

Propozimi i tij, por edhe vetë përmendja e mundësisë së njohjes bie ndesh me synimet publime të kryeministrit izraelit Netanjahu që konsideron se Izraeli duhet të marrë në kontroll sigurinë e të gjithë territorit në perëndim të lumit Jordan.

Problemet tani ndërlikohen me fushatën elektorale amerikane, çka edhe duket te një lloj strategjie e Iranit për të tërhequr në konflikt administratën e Biden duke e bërë të duket e dobët me sulmet e grupit “Houthi”. Është e njëjta strategji që dikir penalizoi me humbje Jimmy Carterin.