Dy lajme të mira gjyqësore.

1. Telekomi i Kosovës (ndërmarrje publike), ka fituar në arbitrazh përballë një kompanie private të regjistruar jashtë Kosovës, duke ia shpëtuar shtetit 10 milion euro. Pra, nëse pala publike përgatitet siç duhet, dhe nuk e ka për synim korruptimin, mundet të fitohet edhe në arbitrazh.

2. Një supermarket i quajtur “Plus”, i cili prioritizon sidomos prodhimet shqiptare nga Kosova e Shqipëria (por edhe nga trojet e tjera) ka fituar çështjen në Gjykatën Komerciale, ku ishte paditur nga filiali serb i Coca-Colas që pretendon se Kosova duhet furnizuar vetëm nga ky filial.