Dy lopë na tregojnë se si funksionon ekonomia e tregut, më mirë se çdo libër. Plus me një gjuhë satirike.

KOMUNIZMI:
Ti ke dy lopë. Shteti t’i merr të dyja dhe të jep pak qumësht.

SOCIALIZMI:
Ti ke dy lopë. Shteti ta merr njërën ty dhe ia jep komshiut tënd.

BUROKRATIZMI:
Ti ke dy lopë. Shteti t’i merr të dyja. Njërën e qëllon me plumb, tjetrën e mjelë dhe qumështin e derdhë përdhe.

NJË KORPORATË ITALIANE:
Ti ke dy lopë. Por nuk e di se ku janë. E kështu vendos që më mirë është të hash drekë.

NJË KORPORATË FRANCEZE:
Ti ke dy lopë. Bën grevë dhe organizon protesta. Bllokon të gjitha rrugët sepse i do tri lopë.

NJË KORPORATË AMERIKANE:
Ti ke dy lopë. E shet njërën dhe e detyron tjetrën që të japë qumësht sa për katër lopë. Më vonë e punëson një konsulent që të analizojë pse ngordhi lopa.

NJË KORPORATË ZVICERANE:

Ti ke 5000 lopë. Asnjëra prej tyre nuk është e jotja. U merr pronarëve të lopëve taksë ngaqë po i mban në stallën tënde.

NJË KORPORATË IRLANDEZE:

Ti ke dy lopë. Njëra prej tyre është kali.

NJË KORPORATË AUSTRALIANE:
Ti ke dy lopë. Biznesi duket për mrekulli. E mbyll zyrën dhe shkon të pish ca birra për të festuar suksesin.

NJË KORPORATË KINEZE:
Ti ke dy lopë. Ke dhe 300 njerëz që i mjelin këto dy lopë. Pretendon se i ke punësuar të gjithë dhe se ke produktivitet të lartë. E arreston gazetarin që raportoi situatën reale.

NJË KORPORATË INDIANE:
Ti ke dy lopë. Ti i adhuron ato.

NJË KORPORATË IRAKIANE:
Të gjithë mendojnë se ti ke shumë lopë. Ju thua atyre që nuk ke asnjë lopë. Askush nuk të beson. Ata të bombardojnë dhe pushtojnë vendin tënd. Ti përsëri nuk ke asnjë lopë, por të paktën tani ke demokraci.

NJË KORPORATË BRITANIKE:
Ti ke dy lopë. Që të dyja janë të çmendura.

NJË KORPORATË GREKE:
Ti ke dy lopë që i ke marrë borxh nga bankat gjermane dhe franceze. Ti i ha të dyja lopët. Bankat kërkojnë qumështin e lopëve por ti nuk ua dërgon dot dhe thërret FMN-në (Fondi Monetar Ndërkombëtar). FMN-ja të jep ty dy lopë borxh. Ti sërish i ha të dyja lopët. Bankat gjermane, franceze dhe FMN-ja kërkojnë qumështin e lopëve. Ti shkon te berberi për të qethur flokët.

E meqë ra fjala, si mund të ishte ekonomia shqiptare me “Ti ke dy lopë”?