Janë mbushur dy vite nga ngjarja e përgjakshme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Ishte një ngjarje e papritur për opinionin e gjerë, mirëpo ishte një skenar i parapërgaditur mire. Gjithçka kishte nisur në ora 18.00 të 27 prillit të 2017, kur deputetët e shumicës parlamentare të dalur nga zgjedhjet e dhjetorit të 2016 zgjodhën për kryetar të Kuvendit, Talat Xhaferin, deputetin e BDI-së.

Menjëherë pas këtij akti dhe në kohën kur po zhvillohej një konferencë me gazetarët në sallën e press-konferencave, turmat kanë tejkaluar barrikadat para Kuvendit dhe i janë drejtuar derës kryesore. Ngjarja eskalon edhe më tepër pas disa minutave, ashtu që turmës së grumbulluar para dyerve të Kuvendit, i hapen dyert nga deputetët e VMRO-DPMNE-së, informon INA.

Referuar incizimeve nga kamerat e sigurisë, turma e dhunshme në Kuvend më 27 prill është futur pas hapjes së portave të nga deputetët e VMRO-së, Kërsto Mukoski dhe Sashe Vasilevski. Më pas drejtë sallës së konferencave për shtyp janë orientuar nga Johan Tarçullovski, Luben Arnaudov dhe Lupço Dimovski. Aktet e tyre me përqafime i ka përshëndetur deputetja tjetër Zhaklina Peshevska.

Turma më pas është shpërnda nëpër hapësirat e Kuvendit, ndërkohë që situate ka eskaluar në sallën e paraparë për konferenca për shtyp ku ishin prezent një numër i madh i deputetëve LSDM-së, BDI-së dhe ASH-së. Në këtë ngjarje të tmerrshme të turmave të pakontrolluara, sulmohen deputetët , mes tyre Zoran Zaev, Talat Xhaferi, Ziadin Sela dhe shumë të tjerë, kryesisht nga LSDM. Grushta, mjete të rënda, karrige dhe gjësende tjera hidhen në drejtim të deputëve që ishin struktur në një qosh të sallës dhe po mbroheshin fizikisht nga turmat e tërbuara.

Në një moment nga turmat e deputetëve që po mbroheshin tërhiqet deputeti dhe kryetari i ASH-së, Ziadin Sela, i cili përgjaket rëndë nga personat e maskuar dhe grupe tjera të turmës, të cilët e shpallin të vdekur, pasi që më nuk po merrte frymë. Sela tërhiqet në njërën nga zyrat e Kuvendit, ku për përkujdesen e tij ishte vënë në shërbim pjesëtari i sigurimit të Kuvendit, Feta Alimi. Dhuna e tmerrshme ka vijuar përveç Selës që ishte në gjendje tejet të rëndë, edhe kryeministri Zoran Zaev me deputetë dhe pjesëtar të sigurimit të tij kishte të çara në fytyrë dhe kokë. Pas disa orëve të tmerrit të përjetuar, ndërhyjnë njësitet e ndërhyrjes së shpejt në Kuvend dhe fillon operacioni i evakuimit të deputetëve. Ndërkohë, në anën tjetër ishte realizuar edhe evakuimi i deputetit Sela, me ndihmën e disa inspektorëve shqiptarë dhe një mjeku që ishte përkujdesur. Deputetët u evakuuan nga dyer alternative të Kuvendit dhe me autoambulanca ishin dërguar drejt Klinikave të Shkupit. Tensionet kanë vijuar edhe për disa orë para Kuvendit, derisa njësitet e ndërhyrjes së shpejt kanë marrë nën kontroll ambientet e brendshme.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress