Këngëtari dhe artisti i njohur, Genc Prelvukaj ka reaguar pasi që biznesmeni Shefqet Krastrati, pronar i kompanisë që e ka vendosur traun para tunelit të Kalimashit dhe ku kosovarët paguajnë 10 euro vajtje-ardhje, i dhuroi 1.5 milionë euro pas tërmetit katastrofik në Durrës, Krujë dhe Lezhë.
Postimi i plotë i Gencit:
Te kuptohemi drejte :
Merreni si te doni, por donacioni i dhene ne vlere prej 1.5 Milioneve nga Kastrati Group, eshte donacion i bere nga populli dhe jo nga kjo ndermarrje biznesore.
Ja pse :
1. Jane njerezit ne Shqiperi qe e paguajne naften me te shtrenjte ne Ballkan ne mos me gjere.
2. Jane shqiptaret qe e paguajne taksen rrugore me te shtrenjten ne bote per numrin e kilometrave te shfrytezuara (ne autostraden e kombit) Si konkludim, eshte lekura jone qe ka paguar kete cmim, por te tjeret duan te na i marrin kreditet.
P.S. Te pakten mire qe na kthyen nje pjese te lekeve.