Agjencia Kosovare e Privatizimit me ndihmën e Policisë së Kosovës, e ka marrë nën kontroll kompleksin ilegal të ndërtuar nga Serbia, “Rajska Banja” , në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Lajmin për media e ka vërtetuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.

“Policia e Kosovës sot ka asistuar Agjencinë Kosovare të Privatizimit në kuadër të detyrave të veta që ata janë duke i kryer”, ka thënë Elshani.

Ky kompleks ilegal, i financuar nga Serbia fashiste në Republikën e Kosovës, ishte përuruar para 4 vitesh. Në hapjen e këtij kompleksi në Banjskë të komunës së Zveçanit kishin pjesë edhe drejtori i së ashtuquajtur “zyrës për Kosovë dhe Metohi”, Marko Gjuriq, si dhe zyrtarë të lartë nga Beogradi.