Problemet e sigurisë u gjetën në një mjet dizajn specifikisht për të mbrojtur privatësinë. Një palë e tretë me lehtësi mund të merrte informacione sentive të shfletimit dhe sjelljeve të përdoruesit.

E pazakontë, Google gjen problemet në shfletuesin Apple Safari

Hulumtuesit e Google kanë gjetur disa probleme sigurie në shfletuesin Safari të Apple përmes të cilave ishte e mundur gjurmimi i sjelljeve të shfletimit të përdoruesve raportoi Financial Times.

Problemet e sigurisë u gjetën në një mjet dizajn specifikisht për të mbrojtur privatësinë. Një palë e tretë me lehtësi mund të merrte informacione sentive të shfletimit dhe sjelljeve të përdoruesit.

Google kishte raportuar problemet tek Apple në Gusht të vitit të kaluar. Në një postim në blog në Dhjetor, një inxhinier i Apple tha se kompania i ka adresuar problemet e raportuar nga hulumtuesit e Google.

Prezantuar në 2017, funksioni Intelligent Tracking Prevention (ITP) në Safari ekspozonte historikun e uebit të përdoruesve. Nuk është hera e parë që Safari përballet me probleme nga mjete të cilat duhet ti mbronin nga problemet. Në 2019-ën funksioni “Do Not Track” u fshi sepse përmes tij uebsajtet mund të gjurmonin më lehtë njerëzit duke krijuar një gjurmë dixhitale të tyre.

Konkretisht ishte një funksion që duhej tu thoshte uebsajteve që të mos gjurmojnë përdoruesit.