Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka folur për komplotin kur në mënyrën e një grushtshteti klasik u rrëzua Qeveria demokratike dhe e pakorruptuar Kurti 1, duke pranuar për herë të parë që çdo ditë vinte nga një mesazh nga Richard Grenell.

Gashi këto komente i bëri në Kanal 10, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit, i cili pyeti se a kishte pasur presion për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

“Ne kemi pasur në mënyrën e qartë dhe të saktë të shkruar se kemi pasur shtatë ditë me rrëxu Qeverinë. Çdo ditë ka ardhur mesazh “6, 5, 4 nga zoti Grenell” – tha ai.

“Ne e kemi paguar çmimin për atë punë. Është mbyllur ajo dhe i takon të shkuarës. Zotëri Kurti ka një Qeveri, ka një rezultat të jashtëzakonshëm në zgjedhje me 14 shkurt, tha Gashi.