Kryetari i AAK-së, i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit që ta pezullojë vendimin për targat deri në arritjen e marrëveshjes për njohjen e ndërsjellë.

Ai po ashtu ka kërkesë edhe për presidenten Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarit Glauk Konjufca.

“I bëj thirrje Kryetarit të Kuvendit që urgjentisht ta thërras Parlamentin në seancë të jashtëzakonshme, që të miratohet Rezoluta e propozuar prej AAK, për tejkalimin e situatës së krijuar”, ka thënë ai.

“Po ashtu i kërkoj Presidentes të marrë rol aktiv në qetësimin e situatës dhe në kapërcimin e ngërçit të krijuar”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.