Ministrja e Jashtme e Gjermanisë Analena Baerbok paralajmëroi sot nga Tirana për krizën e madhe që ka pushtuar vendin dhe rajonin – kriza e rëndë politike dhe morale.
“Dështimi për të krijuar një cilësi jetese të ngjashme me atë në Bashkimin Europian për qytetarët e Ballkanit perëndimor nëpër vendet e tyre do të përkthehet në pasoja fatale demografike”, tha kryediplomatja gjermane.
Si ta përkthejmë këtë gjë:
Në ditën që diskutohej në parlamentin shqiptar për tentativën e zjarrëvënies që Serbia donte të bënte në Kosovë, duke ndezur flakë gjithë rajonin, Gazmend Bardhi akuzonte Lulzim Bashën se ka marrë dy kate në një kullë në Tiranë dhe si i lëpihet oligarkëve për një apartament; Lulzim Basha akuzonte Sali Berishën se ka një kullë të vetën në mes të Tiranës, jo veç dy kate; Edi Rama nga Spanja jep receta se sit ë zgjidhen problemet mes Kosovës dhe Serbisë duke ndarë Kosovën.
Në mendjen e asnjërit prej këtyre politikanëve, për asnjë çast të vetëm, nuk është shqetësimi se çdo të bëhet me të ardhmen e këtij vendi. Unë e shoh me shumë vend paralajmërimin e politikanes së lartë gjermane.