Fashisti Aleksandër Vuçiq, presidenti i Serbisë, ka shpërndarë një postim ku duket me anëtaren serbe të presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Zheljka Cvijanoviqin, presidenten greke Katerina Sakelaropolou, kryeministrin shqiptar, Edi Ramën dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, z. Darko Kovaçevski.

“Ne në rajon e dimë më së miri se sa e rëndësishme është që së bashku të bëjmë çdo përpjekje për të ruajtur paqen dhe stabilitetin e fituar me vështirësi. Biseduam për ngjarjet aktuale dhe hapat e mëtejshëm që do të kontribuonin në gjetjen e një zgjidhjeje për situatën aktuale të vështirë e serioze, me shpresën se arsyeja do të triumfojë, në të mirë të të gjithëve,” – shtoi Vuçiq.

Presidentja Osmani ka deklaruar në anën tjetër që nuk e ka në plan të takohet me presidentin serb Vuçiq, pasi dialogu mes Kosovës dhe Serbisë organizohet në Bruksel nga BE-ja.