Në Maj Huawei u vendos në listën e zezë të tregtisë nga Shtetet e Bashkuara duke ja ndaluar kompanive Amerikane të bëjnë biznes me të. Në Amerikë ekziston frika se Huawei mund të përgjojë për llogari të qeverisë Kineze.
Huawei nisi një sulm agresiv ndaj The Wall Street Journal një ditë pasi gazeta Amerikane publikoi një artikull që thoshte se kompania ka marrë një ndihmë shtetërore nga Kina prej 75 miliardë dollarësh për tu zgjeruar.
Artikulli u publikua më 25 Dhjetor nën titullin “Mbështetje Shtetërore ndihmoi ekspansionin global të Huawei.”
Sipas Wall Street Journal kompania ka marrë fonde përmes 4 mënyrave:
- 46 miliardë dollarë kredi nga bankat shtetërore
- 25 miliardë dollarë falje taksash
- 2 miliardë dollarë zbritje tarifash për blerje hapësirash
- 1.6 miliardë dollarë grante
Totali është 74.6 miliardë dollarë. Huawei refuzoi artikullin duke e quajtur raportim të rremë. Kompania nuk specifikoi se cili informacion është i rremë apo të jepte prova që kundërshtonin artikullin.
Në Maj Huawei u vendos në listën e zezë të tregtisë nga Shtetet e Bashkuara duke ja ndaluar kompanive Amerikane të bëjnë biznes me të. Në Amerikë ekziston frika se Huawei mund të përgjojë për llogari të qeverisë Kineze.
Qeveria Amerikane ka kërkuar edhe prej aleatëve të mos përdorin teknologjinë e Huawei për implementimin e rrjeteve 5G. Në një nivel më personal, bija e themeluesit të Huawei është nën arrest shtëpie në Kanada që prej Dhjetorit 2018 pasi u arrestua me kërkesë të autoriteteve Amerikane.
Pavarësisht këtyre ndodhive, Huawei ruajti pozitat dominuese në treg.