Një grup shkencëtarësh vendosën 5 majmunë në një kafaz, dhe në mes të tij, një shkallë me banane në krye.

Sa herë që një majmun ngjiste shkallët për të kapur bananet, shkencëtarët i lagnin pjesën tjetër të majmunëve me ujë të ftohtë.

Pas njëfarë kohe, sa herë që një majmun do të tentonte të ngjiste shkallën, majmunët e tjerët do ta tërhiqnin e rrahnin atë.

Pas njëfarë kohe, asnjë prej majmunëve nuk guxonte të përpiqej të ngjitej në shkallë, pa marrë parasysh sa i madh ishte tundimi.

Shkencëtarët pastaj vendosën të zëvendësojnë njërin prej majmunëve. Gjëja e parë që bëri ky majmun i ri ishte të fillonte të ngjitej në shkallë. Menjëherë, të tjerët e tërhoqën dhe e rrahën pamëshirë.

Pas disa rrahjeve, majmuni i ri mësoi që kurrë të mos ngjitej në shkallë, megjithëse nuk kishte ndonjë arsye të qartë për të hequr dorë përveçse për të evituar rrahjet.

Një majmun i dytë u zëvendësua dhe e njëjta gjë ndodhi. Madje, edhe majmuni i parë mori pjesë në rrahjen e majmunit të dytë.

Një majmun i tretë u ndryshua dhe i njëjti skenar që përsëritet. Majmuni i katërt u ndryshua gjithashtu, dajak edhe atij derisa s’guxonte as t’i shihte shkallët, dhe në fund fare majmuni i pestë u zëvendësua e përfundimisht rezultoi po me të njëjtën gjë.

Ajo që kishte mbetur tashmë ishte një grup prej 5 majmunësh të rinj të cilët – pa provuar asnjëherë një dush të ftohtë – vazhdonin të rrahnin çdo majmun që përpiqej të ngjitej në shkallë.

Nëse do të ishte e mundur t’i pyesnim majmunët përse ata i rrihnin të gjithë ata që u përpoqën të ngjiteshin në shkallë, përgjigja e tyre më e mundshme do të ishte “Nuk e dimë. Kështu janë gjërat!”

A ju tingëllon ndopak i njohur ky skenari?:)