Lëvizja Vetëvendosja duhet të shkojë në zgjedhjet e 14 Shkurtit pa Albin Kurtin, kandidatin për kryeministër. Ky është vendimi përfundimtar i marrë nga institucioni që shqyrton ankesat për zgjedhjet. Jashtë garës kanë mbetur dhe 4 deputetë të tjerë të kësaj lëvizjeje.

I ftuar në Vision Plus, Elvis Hoxha nga Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë ka deklaruar se sipas tij Valdete Daka ka mashtruar. Hoxha shton se Daka ka fshehur dënimin e deputetit Etem Arifi.

Elvis Hoxha: “Vazhdoni me standartin ligjor. Këtë tha dhe Albin Kurti, updatohuni me ndërgjegjen e këtij populli se e kanë kuptuar se çfarë do të thotë që edhe flamurin e qytetarëve të Kosovës sot e keni gënjeshtër, sepse një pjesë e flamurit është hequr. Jo, historia e një kombi nuk bëhet me standart ligjor tani për tani.Mu përgjigj për Valdete Dakën z.Salihu, e dinte shumë mirë që Etem Arifi ishte i dënuar apo i duhej një i shnatazhueshëm në Parlament që të ndërtonin qeverinë kur të donin. Valdete Daka ka qenë gjyqtarja që e ka dënuar Etem Arifin. Në dijeni të plotë, ka mashtruar në mbledhjen konsultative në Gjykatën Kushtetuese, ka thënë ne nuk e dinim. Ajo vetë e dinte. Po flas për 2020-ën tani në fund. Gjykata Kushtetuese u konsultua me KQZ-në për rastin e Etem Arifit.“