Eqrem Kryeziu argumenton në median sociale facebook në lidhje me “Frymën e Kushtetutës” së Kosovës. Z. kryeziu e thotë shkurt e shqip “Çdo shoqëri do të shkojë përpara përmes zgjedhjeve periodike.”, citon e pavarura MekuliPress.com

Citojmë:

“Fryma e Kushtetutës

Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk është bërë për të shpërfillë garën zgjedhore. Asnjë kushtetutë e asnjë vendi demokratik nuk e lejon këtë gjë. Në qoftë se ka rrugë tjetër, atëherë aty veprojnë mekanizmat e tjerë.

Çdo shoqëri do të shkojë përpara përmes zgjedhjeve periodike. Në rastin e vendeve në tranzicion, siç është Kosova, merret parasysh sulja e paskrupull e partive pirate, pa asnjë kodeks. Prandaj Kushtetuta jonë në epiqendër e ka fituesin e zgjedhjeve.

Asnjë shpikje e vjegave të vockëla nuk mund ta dominojë këtë parim, të cilin Kushtetuta jonë e anticipon me të drejtë.”