Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se Gaza do të mbetet përgjithnjë palestineze. Ai ka folur gjatë një sesioni të hapur të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik gjatë së cilës ka premtuar se Izraelit nuk do t’i lëshohet një centimetër tokë në Gaza.
Ne duhet ta bëjmë këtë jo vetëm për vëllezërit në Gaza por edhe për vetë sigurinë tonë dhe integritetin territorial, ka thënë ai.
Erdogan ka folur për gjykimin e zyrtarëve të Izraelit për krime kundër njerëzimit, i pari ndoshta që e bën një gjë të tillë duke vënë në dukje se Ankaraja tashmë ka një tjetër çështje të hapur me Perëndimin. Komentet e Erdogan vijnë ndërkohë që në mediat izraelite po raportohet se fuqitë e Perëndimit janë duke diskutuar krijimin e një zone tampon mes Izraelit dhe Gazës që është në thelb një zgjidhje territoriale.